Lajme Zone
SPAK hap dosjen Baks-Rrjolli/ Roli i “zonjës“ së territorit Adelina Greca, vëllezërit Efthimi dhe plani që urbanizoi tokat e resorteve
PolitikëPamfleti

SPAK hap dosjen Baks-Rrjolli/ Roli i “zonjës“ së territorit Adelina Greca, vëllezërit Efthimi dhe plani që urbanizoi tokat e resorteve

Dokumenti më i fortë për tokën ndodhet në vetë dosjen zyrtare të resortit. Leja nr. 360/1, datë 15 janar 2026, i është dhënë “ABA BLUE BORGO” sh.p.k. për 33 struktura akomoduese dhe shërbimi mbi 147 ha, ndërsa identifikon pesë pasuri në ZK 1076: 81/3, 73/3, 116/26, 189/5 dhe 73/7.

Foto ilustruese/ Para se Gener 2 dhe Baks Bay të shfaqeshin mbi 1.4 milionë m², Baks-Rrjolli ishte futur në letrat e shtetit për t’u urbanizuar me resorte 4-5 yje. Planin e projektoi Atelier 4 e vëllezërve Efthimi, ndërsa procesi kaloi nëpër AKPT-në e Adelina Grecës. Sot, me urdhër të GJKKO-së, tokat kanë përfunduar në SPAK Gjykata e Posaçme ka urdhëruar SPAK-un të regjistrojë procedimin për Baks-Rrjollin, pas ankesës së banorëve që pretendojnë se toka ku po ngrihet Baks Bay është përfituar përmes dokumenteve të falsifikuara. Në kallëzim përmenden Fatmir Shpellza dhe “Gener 2”, ndërsa konflikti për pronësinë tashmë ka kaluar në duart e prokurorëve të posaçëm.

Dokumenti më i fortë për tokën ndodhet në vetë dosjen zyrtare të resortit. Leja nr. 360/1, datë 15 janar 2026, i është dhënë “ABA BLUE BORGO” sh.p.k. për 33 struktura akomoduese dhe shërbimi mbi 147 ha, ndërsa identifikon pesë pasuri në ZK 1076: 81/3, 73/3, 116/26, 189/5 dhe 73/7.

Faqja e dytë e lejes tregon edhe rrugën e tokës. Më 30 tetor 2024, Fatmir Shpellzaj dhe Gener 2 lidhën kontratë për zhvillimin e 1,171,946 m². Më 10 dhjetor 2024, Gener 2 ia kaloi ABA Blue Borgo-s të drejtat dhe detyrimet e investimit e ndërtimit “pa kundërshpërblim”. Në kontratën e 24 janarit 2025, Gener 2 shënohet si “pronari i truallit”, ndërsa ABA Blue Borgo si investitor.

Baks-Rrjolli kishte ndërkohë vite që përgatitej për zhvillimin e madh turistik.

Baks-Rrjolli kishte hyrë në makinën shtetërore të planifikimit vite përpara këtyre kontratave. Më 23 tetor 2019, Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi nismën për hartimin e Planit të Detajuar të Zonës me Rëndësi Kombëtare. Më 28 dhjetor 2020 erdhi miratimi i planit.

Dokumenti i KKT-së tregon qartë edhe rolin që kishte AKPT. Kërkesa e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit për miratimin e planit kaloi nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, ndërsa bashkë me vendimin u miratuan Plani i Detajuar i Zhvillimit, rregullorja dhe hartat që do të përcaktonin mënyrën si do të zhvillohej zona.

AKPT kishte në dorë kontrollin e përputhshmërisë së dokumenteve të tjera të planifikimit me PDZRK-në e Baks-Rrjollit dhe ishte ndër institucionet e ngarkuara me zbatimin e vendimit. Planet vendore, projektet strategjike dhe zhvillimet që preknin territorin duhej të respektonin kuadrin e miratuar për zonën.

Në krye të AKPT-së qendron Adelina Greca.

Raporti i planit të zhvillimit tregon më qartë se çdo hartë se çfarë ndryshimi po përgatitej për Baks-Rrjollin. Në gjendjen ekzistuese, 70.60% e territorit klasifikohej sistem natyror, 10.71% bujqësor dhe 10.51% sistem ujor; vetëm 7.11% ishte sistem urban. Vetë dokumenti e përshkruante zonën si një territor ku dominonin sistemet natyrore, bujqësore e ujore dhe ku zhvillimet urbane e infrastrukturore ishin të pakta. Plani pastaj përcaktoi drejtimin e ri. Për një kapacitet të parashikuar prej rreth 6 mijë pushuesish, raporti shkruante se, nisur nga karakteri natyror dhe bujqësor i Baks-Rrjollit, konvertimi në sistem urban dhe infrastrukturor ishte “i pashmangshëm”. Mes konvertimeve të propozuara, kalimi nga sistem natyror në sistem urban lidhej drejtpërdrejt me ndërtimin e resorteve me 4-5 yje.

Dokumenti shkon edhe më tej te nënnjësia 6/1. Territoret aty përshkruhen si sipërfaqe të mëdha me “karakter të theksuar natyror”, me potencial për t'u kthyer në resorte të një cilësie të lartë 4-5 yje. Mënyra e ndërhyrjes e caktuar nga plani ishte: Urbanizimi. Pra AKPT nuk po administronte thjesht një hartë ku diku shfaqeshin hotele. Plani që kaloi nëpër institucionin e Grecës caktoi transformimin e përdorimit të territorit, kapacitetin turistik, zonat që do të urbanizoheshin dhe resortet që do të vendoseshin mbi një hapësirë që vetë dokumenti e përshkruante si kryesisht natyrore.

Raporti evidentonte ndërkohë Lagunën e Vilunit, Malin e Rencit, tokat ligatinore, dunat ranore dhe Monumentin e Natyrës Rana e Hedhun si vlera të zonës. Mes çështjeve që kërkonin adresim përmendej edhe “mosevidentimi i zonave të ndjeshme mjedisore”. Plani që Agjencia administronte kishte të shkruar edhe projektin konkret. Harta zyrtare e projekteve prioritare mban shënimin “Studio Projektuese - Atelier 4”, ndërsa në tabelën e planit të veprimit shënohet “Ndërtimi i 3-4 resorteve me 4-5 yje sipas standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare.” Atelier 4 është studioja e vëllezërve Efthimi, bashkëpunëtorë të hershëm dhe të afërt të Adelina Grecës në planifikimin e territorit. Sipas informacioneve të Pamfletit, marrëdhënia Greca–Efthimi është e ngushtë dhe e konsoliduar prej vitesh. Dokumentet publike tregojnë edhe bashkëpunime të mëparshme institucionale mes AKPT-së dhe Atelier 4. Më 29 janar 2019, në forumin për strategjitë territoriale të Peqinit, Roskovecit, Patosit dhe Mallakastrës, procesverbali shënon konsulentët e Atelier 4 dhe tregon se takimin e hapi vetë Adelina Greca, në cilësinë e Drejtores së Përgjithshme të AKPT-së. Pas saj, prezantimin e projektit e mori drejtuesja e projektit nga Atelier 4.

Pak më vonë, e njëjta studio do të projektonte Baks-Rrjollin.

Roli i AKPT-së vazhdoi edhe pas miratimit të planit. Në vitin 2023, kur KKT ndryshoi vendimin e vitit 2020 dhe hoqi pjesën e Rana e Hedhun, propozimi erdhi nga Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit. Baks-Rrjolli mbeti në fuqi, ndërsa AKPT u ngarkua me përditësimin e dokumentacionit në Regjistrin Kombëtar të Planifikimit të Territorit.

Nga miratimi i planit, kontrolli i përputhshmërisë dhe deri te ndërhyrja e vitit 2023, AKPT ka qenë brenda procesit që përcaktoi rregullat e zhvillimit të Baks-Rrjollit. Në vitin 2024 dokumentet mjedisore nxjerrin “GENER 2” sh.p.k. dhe “ABA BLUE BORGO” sh.p.k. si zhvillues të Blue Borgo, me një sipërfaqe trualli prej rreth 1.47 milionë m². Blue Borgo është projekti që sot njihet si Baks Bay.

Po atë vit, Atelier 4 u shfaq përsëri në një konkurs të madh të AKPT-së.

Historia e Grecës në krye të Agjencisë kishte ndërkohë një precedent të rëndë me KLSH

KLSH, pas auditimit të AKPT-së, i kërkoi Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë të vlerësonte përgjegjësinë e A.G., Drejtore e Përgjithshme e AKPT-së, dhe të niste procedurën disiplinore me masa që shkonin nga “Vërejtje me paralajmërim” deri në “Largim nga detyra”.

KLSH rendiste katër çështje: “Akademinë 100+ Fshatrat”, projektin e Shkollës së Magjistraturës, Aktin e Përputhshmërisë për PPV-në e Shkodrës dhe prokurimet e Planeve të Detyruara Vendore. A.G. ishte Adelina Greca.

Te “Akademia 100+ Fshatrat”, audituesit konstatuan 3,230,000 lekë dëm ekonomik dhe shkruanin se për 38 ekspertët e paguar nuk kishte evidencë të dokumentuar të angazhimit të tyre në projekt. KLSH kërkonte që titullari i AKPT-së të ndiqte rrugët ligjore për arkëtimin e shumës.

Ministrisë iu kërkua të niste një procedurë për largimin e Grecës nga detyra. Greca mbeti në krye të AKPT-së. Sipas informacioneve të Pamfletit, historia e saj në planifikimin e territorit ka edhe një pistë më të rëndë. Burime të redaksisë thonë se Greca ka vepruar në episode të caktuara edhe për llogari të interesave të një grupi mafioz, duke përdorur pozicionin dhe ndikimin e saj në proceset e planifikimit.

Dosja që është hapur sot ka dokumentet e veta. Leja e Blue Borgo/Baks Bay jep emrat, kontratat dhe sipërfaqet: Fatmir Shpellzaj, Gener 2, ABA Blue Borgo, 1,171,946 m² në kontratën e zhvillimit dhe kalimin e të drejtave të investimit te kompania e resortit pa kundërshpërblim.

Përpara kësaj, plani që kaloi nëpër AKPT e kishte përshkruar Baks-Rrjollin si territor të dominuar nga natyra, bujqësia dhe uji, kishte quajtur të “pashmangshëm” urbanizimin e tij për zhvillimin turistik dhe kishte vendosur në letër resortet 4-5 yje. Studioja që e projektoi ishte Atelier 4 e vëllezërve Efthimi. /Pamfleti screenshot 2026 09 25 140109 screenshot 2026 09 25 140713 screenshot 2026 09 25 140323 12ff7c89 3e43 4d6e be20 0561cec6ea0b screenshot 2026 09 25 135414 screenshot 2026 09 25 135240 screenshot 2026 09 25 134852 screenshot 2026 09 25 134831 Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Dosja e zezë “Ky është fillimi i luftës së egër ndaj teje”/ Gusht 2024, kur Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi vunë SHISH e Policinë kundër Pamfletit 24 Shtator 2026, 19:2519:25Dosja e zezë Klani Agasi ka kapur TV-të/ Ekranet e “shpëlarjes” ndezin motorrët për Gysin dhe “zemrën”; debati zhvendoset te “armiqtë“ e tij 24 Shtator 2026, 17:4717:47Dosja e zezë Media franceze: Skandali në SHISH, prek sigurinë e NATO-s dhe integrimin e Shqipërisë në BE 24 Shtator 2026, 12:0612:06Dosja e zezë Furtuna e Vlora Hysenit, 'çadra' e Ramës për cunamin e radhës 23 Shtator 2026, 18:0518:05Dosja e zezë “Emra, transferta dhe dëshmi”/ Bomba nga Austria për qeverinë ‘Rama’: Ku shkojnë milionat e korrupsionit? (Video) 23 Shtator 2026, 15:4615:46Dosja e zezë Alarm sigurie për NATO-n nga Tirana/ Shefja që drejtoi inteligjencën civile të Aleancës nën “arrest shtëpie” për sekretet e shtetit 22 Shtator 2026, 14:0014:00Dosja e zezë