Drejtuesi i motorit me targa greke e ka ndihmuar autorin për t’u larguar pas vrasjes në mes të qytetit të Sarandës. Atentati në Sarandë, dalin pamjet nga ekzekutimi i Artan Myrtajt Artan Myrtaj, i njohur në qytet si “Tani i Ruzhdiut’, sapo kishte pirë një kafe në lokalin e kryqëzimit te ish-agjencia, një zonë e populluar në Sarandë kur u ekzekutua me 20 Shtator në Sarandë.
Ai ishte ftuar nga një mik, por më të ndenji vetëm pak minuta dhe ngrit dhe teksa largohej i qetë, kur një motor me dy persona me skafandra në kokë, është afruar dhe kanë shtënë menjëherë drejt 44-vjeçarit. Fillimisht nuk kanë mundur ta qëllojnë, por teksa Myrtaj tentoi të largohej i frikësuar, vetëm pak metra me tutje, breshëria e plumbave u bë fatale dhe Artan Myrtaj humbi jetën.
Autori mban dy armë dhe është i veshur me një xhup në ngjyrë jeshile, pantallona të zeza dhe me skafandër në kokë.
Fotoja është shkëputur nga kamerat e sigurisë. Fillimisht, autori ka qëlluar me pistoletën me silenciator dhe, pasi i është bllokuar, ka qëlluar me pistoletën tjetër që e mban në dorën e djathtë. Në foto, autori i vrasjes së Artan Myrtaj Nga atentati u plagos një 73-vjeçar. Xhevdet Skëndaj, i cili mori një plumb në shpinë teksa thjesht po kalonte në rrugë, pa asnjë lidhje me viktimën. I moshuari i nis menjëherë drejt spitalit të Traumës në Tiranë me helikopter. Artan Myrtaj u vra paraditen e së dielës, më 20 shtator, në zonën e njohur si ish-Agjencia, në qytetin e Sarandës, ku, krahas tij, u plagos edhe një 73-vjeçar. Vrasësit u larguan menjëherë, të pashqetësuar nga uniformat blu, komisariati i të cilave është vetëm 70 metra larg. Madje policisë iu deshën 10 minuta që të vinin në vendngjarje. Në kryqëzimin e vogël gjetën disa gëzhoja plumbash të shpërndarë në rrugë. Artan Myrtaj Një orë pas ngjarjes Policia e Sarandës njoftoi se ka ngritur postblloqe në rrugët që lidhin qytetin me Vlorën dhe Gjirokastrën por ende nuk ka asnjë të dhënë për autorët.
“Rreth orës 09:55, te ish-agjencia, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi A. M., rreth 44 vjeç, si dhe ka mbetur i plagosur shtetasi Xh. S., rreth 73 vjeç, kalimtar i rastit, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve. Janë ngritur pika kontrolli në drejtim të Vlorës dhe të Gjirokastrës”, njoftoi Policia.
Pista kryesore e hetimit do të jetë një ngjarje e vitit të kaluar në Sarandë. Viktima Artan Myrtaj kishte vetëm pak javë që ishte liruar nga burgu dhe ishte lënë në detyrim paraqitje, pasi u arrestua korrikun e vitit 2025, i përfshirë në ngjarjen kur Ramadan Zoto plagosi dy të rinj nga Kamza, për shkak të një konflikti për tokat në bregdet.
Plagosja e dy të rinjve nga Kamza u pasua nga një zinxhir ngjarjesh kriminale në Sarandë, shpërthimi me tritol i makinës së Klaus Jaçajt, vrasja e babait të tij, Isufit, dhe djegia e lokalit që Ramadan Zoto kishte dhënë me qira në Ksamil.
Për zbulimin e autorëve, policia ka pyetur mbi 30 persona por ende nuk ka rënë në gjurmët e tyre.
Pas ngjarjes, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ngriti një grup të posaçëm hetimor për të verifikuar situatën kriminale në qytetin e Sarandës.
Hoda gjithashtu zëvendësoi shefin e Komisariatit, Feliks Hodo, i cili u transferua në Dibër. Ndërsa Komisariati i Policisë së Sarandës do të drejtohet në vijim nga Saimir Shkambaj. Atentati në Sarandë ku u vra Artan Myrtaj, RENEA zbarkon në shtëpinë e Ervis Lamit
21 Shtator, 13:07 Atentat në Sarandë, ekzekutohet Artan Myrtaj; nga të shtënat plagoset edhe një kalimtar
20 Shtator, 10:02 atentati në sarandë dalin pamjet nga ekzekutimi i artan myrtajt wmremove transformed 1 640 0 1789909187xartan murataj 149 wmremove transformed wmremove transformed Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike Sherr me sende të forta në Elbasan, 4 persona të arrestuar; mes tyre dy vëllezër 25 Shtator 2026, 13:4113:41Kronike Aksident në aksin Korçë-Pogradec, plagosen tre persona 25 Shtator 2026, 13:1513:15Kronike Kultivonin drogë në pyll, arrestohet 22-vjeçari në Skrapar; bashkëpunëtori i tij arratiset i armatosur 25 Shtator 2026, 11:3911:39Kronike U ekstradua nga Italia, GJKKO jep vendimin për anëtarin e grupit të ‘Visit të Pojës’ 25 Shtator 2026, 11:1311:13Kronike Vodhi 700 mijë €, Gjykata e Durrësit nxjerr nga qelia drejtoreshën e Postës Shqiptare 25 Shtator 2026, 11:0211:02Kronike Zbardhet plagosja me armë në Lezhë, identifikohen autorët; shpallen në kërkim babë e bir 25 Shtator 2026, 10:5410:54Kronike

