Eric Wend takon Presidentin Begaj Begaj i rikonfirmoi vendosmërinë e Shqipërisë për forcimin e partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Eric Wendt, nisi sot zyrtarisht misionin e tij diplomatik në Tiranë, me paraqitjen e letrave kredenciale te Presidenti i Republikës, Bajram Begaj.
Takimi i cili nisi rreth orës 12:00 dhe zgjati për 1 orë e 30 minuta, shënon hapin e parë formal të Wendt në ushtrimin e detyrës së tij si përfaqësues i Washingtonit në Shqipëri.
Begaj i rikonfirmoi vendosmërinë e Shqipërisë për forcimin e partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në këtë kuadër, ai u shpreh se Shqipëria do të vijojë të angazhohet plotësisht në thellimin e marrëdhënieve, duke u mbështetur në përparësitë e politikës së saj të jashtme dhe në përgjegjësitë që burojnë nga marrëdhënia e ngushtë.
“Shtetet e Bashkuara janë një partner i pazëvendësueshëm për avancimin e interesave kombëtare”, theksoi Presidenti.
Pas takimit me Kreun e Shtetit, Wendt pritet të vijojë agjendën e tij diplomatike me takime të nivelit të lartë. Të hënën, ai pritet të zhvillojë takimin e parë me ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha.
Në ditët në vijim, ambasadori i ri amerikan pritet të prezantohet edhe me përfaqësues të politikës dhe medias shqiptare, në një ceremoni që Ambasada e SHBA-ve do të organizojë të premten, më 2 tetor.
Wendt u konfirmua zyrtarisht në këtë detyrë më 8 gusht, pasi Senati amerikan miratoi emërimin e tij. Pas konfirmimit nga Senati, emërimi u formalizua përfundimisht me nënshkrimin e Presidentit Donald Trump.
Ai pason Yuri Kim, e cila përfi detyrën në qershor 2023. Pas largimit të saj, misioni diplomatik amerikan u drejtua nga Nancy VanHorn në cilësinë e të ngarkuarës me punë.
I propozuar nga Presidenti Donald Trump dhe i konfirmuar nga Senati amerikan më 6 gusht 2026, Wendt vjen në Shqipëri pas më shumë se 34 vitesh karrierë në ushtrinë amerikane, pjesën më të madhe në Forcat Speciale “Green Berets”, si dhe me një përvojë të gjatë në fushën e sigurisë dhe operacioneve speciale.
Wendt është një Gjeneral i lartë i ushtrisë amerikane në pension, me mbi 34 vite shërbim, pjesa më e madhe në forcat speciale “Green Beret”. Ai ka shërbyer gjithashtu si komandant i Komandës së Operacioneve Speciale të NATO-s, si dhe në pozicione të rëndësishme në Lindjen e Mesme dhe rajonin e Paqësorit.eric wend takon presidentin begaj Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike “Kam prova direkte për Edi Ramën”, Berisha: SPAK nuk guxon ta thërrasë 26 Shtator 2026, 14:0014:00Politike Ambasadori i ri amerikan në Tiranë; katër prioritetet e Eric Wendt dhe emrat që drejtuan para tij 26 Shtator 2026, 13:4213:42Politike Ambasadori i ri i SHBA në Tiranë, Berisha: Nuk kam marrë ftesë nga ambasada për prezantimin e Eric Wendt 26 Shtator 2026, 13:0013:00Politike Fjalimi i Ramës në OKB, Berisha: E turpshme, nuk foli një fjalë për Kosovën dhe UÇK-në 26 Shtator 2026, 12:5012:50Politike Eric Wendt largohet nga Pallati i Brigadave, nis detyrën si ambasador i SHBA 26 Shtator 2026, 12:3112:31Politike "Do të jenë po të këtij kalibri"/ Skandali i SHISH, Berisha paralajmëron zhvillime të reja pas arrestimit të Vlora Hysenit 26 Shtator 2026, 12:2012:20Politike

