Edhe këtë të hënë qytetarë dhe aktivistë të shumtë kanë dalë në protestën e radhës e cila hyri në ditën e saj të 114-të. Si çdo pasdite, pas orës 18:30, protestuesit u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej” teksa bënë thirrjet si: “Ju erdhi fundi”, “Shqipëri e re”, “Rama jep dorëheqjen”, ”Rama në burg, Berisha në burg”, etj. Pas grumbullimit në sheshin “Skënderbej”, protestuesit marshuan drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku u ndalën përpara godinës së Kryeministrisë ku po vijojnë me thirrjet kundër qeverisë dhe me fjalime. Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e Kryeministrit Edi Rama dhe e qeverisë aktuale. Protestuesit kanë njoftuar gjithashtu një tjetër protestë të enjten para Kuvendit.
