Lajme Zone
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Dita e 11-të e protestës, studentët e mjekësisë të veshur me uniformën e bardhë dhe të maskuar protestojnë para Kryeministrisë: Jo dialogut me Ramën (VIDEO)


Një grup i vogël studentësh të Mjekësisë dhe pedagogësh janë mbledhur sot para Kryeministrisë, në ditën e 11-të të protestave kundër qeverisë. Të veshur me përparëse të bardha dhe maska kirurgjikale, studentët kanë brohoritur “Policia e krimit”, ndërsa kanë përsëritur se nuk pranojnë dialog me kryeministrin Edi Rama dhe kërkojnë vetëm dorëheqjen e tij. Siç raporton gazetarja e Report TV, Raziela M

Një grup i vogël studentësh të Mjekësisë dhe pedagogësh janë mbledhur sot para Kryeministrisë, në ditën e 11-të të protestave kundër qeverisë. Të veshur me përparëse të bardha dhe maska kirurgjikale, studentët kanë brohoritur “Policia e krimit”, ndërsa kanë përsëritur se nuk pranojnë dialog me kryeministrin Edi Rama dhe kërkojnë vetëm dorëheqjen e tij. Siç raporton gazetarja e Report TV, Raziela Myslymaj, protesta është zhvilluar e qetë. Pjesëmarrësit kanë mbërritur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në dy grupe, njëri nga Universiteti Politeknik, ku ishin mbledhur pedagogët, dhe tjetri nga Universiteti i Mjekësisë. Ata kanë qëndruar para godinës qeveritare me thirrje për largimin e kryeministrit. LEXO edhe...Vetëm një protestues para Kryeministrisë! Bulevardi boshatiset në ditën e 11-të të protestave "Ne këtu kemi dalë të kërkojmë dorëheqje dhe asgjë tjetër" tha një student. Refuzimi i dialogut vjen ndërsa Rama ka përsëritur për të katërtën ditë ftesën për të biseduar me protestuesit jo të dhunshëm. Kryeministri ka vendosur para zyrës së tij karrige dhe stola prej guri me mbishkrimin “Dialog”, duke ftuar publikisht një pjesë të studentëve dhe pedagogëve për bisedime. Megjithatë, protestuesit kanë bërë të qartë se nuk pranojnë asnjë marrëveshje tjetër përveç dorëheqjes së kreut të qeverisë. Gjatë protestës është lexuar edhe një deklaratë që kërkon dorëheqjen e Ramës, e cila, sipas organizatorëve, është mbështetur nga 120 punonjës të personelit mjekësor. "Ne, nënshkruesit e kësaj deklarate, mjekë, stomatologë, farmacistë dhe punonjës të tjerë, i bashkohemi protestës së studentëve. Misioni ynë për të mbrojtur jetën e qytetarëve na ngarkon me detyrën për të mbrojtur jetën. Nuk mund të qëndrojmë të heshtur. Arsimi cilësor dhe e drejta për të ndërtuar të ardhmen në vendin e tyre janë çështje që na përkasin të gjithëve. Ndaj, ky grupim kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, si akt të marrjes së përgjegjësisë politike për krizën dhe përshkallëzimin e saj, si dhe krijimin, në përputhje me Kushtetutën, të një qeverie tranzitore që të mundësojë daljen paqësore nga kjo situatë dhe respektimin e funksionimin e institucioneve" thuhet në deklaratën e tyre, Lajmi në përditësim Ora 15:07 Vetëm një protestues para Kryeministrisë! Bulevardi boshatiset në ditën e 11-të të protestave Protestat kundër qeverisë kanë hyrë në ditën e 11-të, por përpara Kryeministrisë pjesëmarrja ka rënë deri në atë pikë sa në pamjet e sotme shihet vetëm një protestues.I ulur në një nga vazo betoni të përmbysur përballë godinës, me flamurin kuqezi që valëvitet pranë tij, qytetari qëndron i vetëm me kokën ulur në të njëjtën hapësirë ku ditët e fundit janë zhvilluar përplasje të dhunshme për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Share Ora 13:22 Protesta, një grusht protestuesish para Kryeministrisë! Pamjet me dron ora 13:00 Në ditën e 11 të protestës duket se protestuesit janë tkurrur në numër.Nga pamjet me dron që Report Tv sjell në orën 13:00 shihet se para Kryeministrisë qëndron vetëm një grup i vogël protestuesish të shpërndarë Share Ora 12:32 Pedagogu: Kërkesa është e panegociueshme, protesta do të vazhdojë deri në largimin e Edi Ramës (VIDEO) Pedagogu Aleksandër Biberaj theksoi se studentët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, dhe jo të drejtorëve.“Jam informuar që shumë drejtorë kanë dhënë dorëheqjen. Ky person tallet me shqiptarët sepse studentët dhe profesorët nuk kanë kërkuar dorëheqjen as të drejtorëve, shoferëve apo rojeve por të kryeministrit.E para mendon se mund të kënaqë një kërkesë të studentëve. Kjo tregon se nuk kemi shtet ligjor, meritokraci, sepse nuk bën vaki në asnjë vend që me urdhër të kryeministrit të japin dorëheqjen të gjithë drejtorët, për të treguar se janë patronazhistë dhe ushtarë të Edi Ramës.Mund të ketë edhe persona që kanë statusin e nëpunësit civilë pra mbrohen me ligj. Nëse i shkarkon se janë të korruptuar, të paaftë, ku njeri i ka emëruar. Nuk do të habitem nëse nesër do të shkarkojë edhe gjithë qeverinë por protesta kryesore e studentëve do të vazhdojë deri në largimin e Edi Ramës. Kërkesa është e panegociueshme, dorëheqje pa kushte e Ramës se është shkaktari i të gjithë këqijave që kanë ndodhur në këtë vend që nga vitit 2013.”, tha ai. Share Ora 12:21 Mjeku në protestën para kryeministrisë: Brezi ynë duhet t’u kërkojë ndjesë të rinjve për situatën e krijuar nga politika aktuale (VIDEO) Mjeku Gentian Stroni gjatë një prononcimi për mediat nga protesta para kryeministrisë u shpreh se brezi i tij duhet t’u kërkojë ndjesë të rinjve për situatën e krijuar nga politika aktuale, e cila, nuk po përshtatet me kërkesat e studentëve.“Kjo është koha e rinisë. Unë do të doja me një ndjesë që gjenerata ime duhet ti kërkojë këtyre të rinjve për shkak të kësaj politike të vjetër që aktualisht është në këto momente, e cila nuk po akomodohet me kërkesat e këtyre studenteve. Do të duhet që kjo rini të japë leksion të gjithë politikes. Politika e vjetër duhet ti lërë terren rinisë. Duhet të luftojmë që kjo rini të marrë fatet e vendit në dorë. Palët duhet të bëhen të ndërgjegjshme për të mirën e përbashkët. Ne duam të përkrahim që këta studentët që të mos goditen, por nuk do të donim të ngjisnim kockat e shqiptarëve, përfshirë këtu edhe policinë. Palët duhet ta kuptojnë se i ka ardhur koha të rinjve, por nuk duam që të përshkallëzohet”, tha Gentian Stroni. Share Ora 12:03 Protesta, mjeku: Dënojmë dhunën e ushtruar ndaj studentëve! Punonjësit e policisë duhet të garantojnë jetën e qytetarëve (VIDEO) Në ditën e 11-të protestës mjeku Ermal Pashaj, lexoi një deklaratë të përbashkët, ku theksoi se dënojnë dhunën e ushtruar gjatë protestës që nisi një javë më parë.“Ne nënshkruesit e kësaj deklarate, mjek, stomatologë, farmacitë dhe punonjës të tjerë, i bashkohemi protestës së studentëve në mbrojtje të jetës, dinjitetit dhe të ardhmes së Shqipërisë, misioni ynë për të mbrojtur jetën dhe shëndetin dhe lehtësuar vuajtjen na ngarkon me përgjegjësinë të reagojmë kur cenohet integriteti dhe dinjiteti njerëzor. Nuk mund të qëndrojmë të heshtur përballë dhunës ndaj të rinjve dhe cenimit të së drejtës së tyre për protestë paqësore.Arsimimi cilësor, mundësitë e ndershme dhe e drejta për të ndërtuar të ardhmen në vendin e tyre janë çështje që na përkasin të gjithëve. Në kushtet e krijuara për mbrojtjen e jetës, kërkojmë veprime konkrete të menjëhershme. Ky grupim kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama si akt të marrjes si përgjegjësisë politike për krizën dhe përshkallëzimin e saj dhe krijimin e një qeverie tranzitore me përbërje teknike që të mundësojë daljen paqësore nga kjo situatë.Funksionimin e institucioneve dhe rikthimin e besimit qytetar dhe respektimin e vullnetit të tyre. Dënojmë dhunën e ushtruar ndaj studentëve dhe atyre që janë angazhuar për tu dhënë ndihmën e parë të lënduarve.Studentët vullnetarë dhe personeli shëndetësor që ofrojnë ndihmë kërkojnë të mbrohen. Punonjësit e policisë duhet të garantojnë jetën e qytetarëve, si edhe paprekshmërinë e pronës private. Duhet të mbrohen edhe banorët dhe kalimtarët. Përdorimi i gazit në sasi të mëdha dëmton edhe banorët dhe mund të ekspozojë qytetarë të çdo moshe.Si profesionistë të shëndetësisë, e konsiderojmë të papranueshme lënien pa ndihmë të personave të lënduar”, tha Ermal Pashaj. Share Xh.K/U.D/ReportTv.al edi rama Tirane protestat kunder qeverise Komento Komente Lala: 23/10/2026 13:16 Kta Jan brrzi qe do rrisin betin e anestezise,kirurgjis etj Përgjigju Potop: 23/10/2026 12:07 Amon o Pra mjeksia juaj.

O qypa ju jeni ngelsa Përgjigju Arta: 23/10/2026 11:13 Te pakten kto dy fjali i kan mesu permebdesh por i kan mesu nga e prapa se policia lufton krimin.Ja shojet e tyre qe goditen policine e normake qe pastaj ato do te reagojne Përgjigju Gerdeci: 23/10/2026 14:37 Po jeta e policeve nuk vlen? Ç"duhet te beje ai kur vandalet perballe u hedhin gure, molotove e flakhedhesa qe djegin njeriun, Ç'jane keta mjeke idiote? I idiote o te shitur. Kjo e dyta ka me shune mundesi se kane qelluar me xhepa te shpuar. Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.7% Jo 78.3% Disi 3% Vota total: 12361 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?