Lajme Zone
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

‘Disa histori i kam jetuar, ka shumë për të thënë’- Çfarë po paralajmëron ish-ministri Tahiri? Publikon VIDEON ‘enigmatike’


Ish-ministri Tahiri duket se ka vendosur që të rrëfejë detaje nga jeta e tij, në një mënyrë krejt ndryshe, të cilën e la si ‘surprizë’ për shikuesit.

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, duket se ka paralajmëruar rikthimin e tij në publik, pas një kohe të gjatë mungese. “Disa histori i kam jetuar. Disa të tjera i kam dëgjuar të tregohen për mua. Do shihemi së shpejti. Ka kaq shumë për të thënë”, ka shkruar Tahiri krahas një video të publikuar në rrjetet sociale, nga një ambient ku duket sikur po xhirohet një skenë filmi. LEXO edhe...Skeda/ “Kolltuku përvëlues”, nga 2013 Rama ka ndërruar 9 ministra të Brendshëm! Ervin Demo, i treti brenda një viti Mesa duket ish-ministri Tahiri ka vendosur që të rrëfejë detaje nga jeta e tij, në një mënyrë krejt ndryshe, të cilën e la si ‘surprizë’ për shikuesit. Mësohet se Tahiri, në bashkëpunim me një media në Shqipëri, po përgatit një prodhim multimedial që do të sjellë një rrëfim mbi periudhën që ai drejtonte Ministrinë e Brendshme. Përmes personazheve, kujtimeve dhe dëshmive, dokumentari synon të rindërtojë momentet e njohura pak nga publiku, që kanë shoqëruar historinë politike të Tahirit. R.Xh/ReportTv.al saimir tahiri Komento Komente Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik? Po 0% Jo 0% Disi 0% Vota total: 0 Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik?