DIBËR- Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë tunelit të Murrizit në Rrugën e Arbrit, ku janë përplasur dy automjete. Sipas policisë, si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën drejtuesi i njërit automjet si dhe një grua, e cila udhëtonte pasagjere në automjetin tjetër. Ndërkohë, pesë persona të tjerë janë dërguar në spital për kontroll mjekësor. LEXO EDHE:Po udhëtonin drejt Beratit, tre motrat emigrante përfshihen në aksident! Makina me foshnjën 2-muajshe përfn në kanal Njoftimi i policisë: Tiranë/Informacion paraprak Rreth orës 10:15, në Xibër, në afërsi të tunelit të Murrizit, janë përplasur dy automjete me drejtues shtetasit B. O., rreth 42 vjeç dhe shtetasi A. F., rreth 45 vjeç. Si pasojë ka humbur jetën shtetasi B. O., rreth 42 vjeç dhe shtetasja M. F, pasagjere në automjetin me drejtues shtetasin A. F. Gjithashtu, janë dërguar 5 shtetas në spital, për kontroll mjekësor. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. A.C A.C Shqiptarja.com TAG: aksident rrugor Diber Klos Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
12 Nëntor, 17:55
Gjoba protestuesve që bllokojnë rrugët gjatë tubimeve, si e vlerësoni? Të drejtë 70.5% Të gabuar 26.5% Nuk e di 3% Vota total: 2501 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 12 Nëntor, 17:55 Gjoba protestuesve që bllokojnë rrugët gjatë tubimeve, si e vlerësoni?
