Deputetja e PD-së Jorida Tabaku shprehu shqetësimin mbi zhvillimin e tenderëve për mirëmbajtjen teknologjike të sistemeve shtetërore. Ajo thotë se edhe krijimi i shoqërisë shtetërore ‘Albanian Digital Solution’ që mund të hyjë në partneritet me privatin duke zotëruar të paktën 51% të aksioneve, nuk krijon zgjidhje, por çon në rrezikun e ndërtimit të një monopoli të mbrojtur me ligj në një pjesë të rëndësishme të tregut të teknologjisë. “Nga 94 tenderë të zhvilluar te AKSHI gjatë vitit 2025, 43 u ankimuan. Në 62,7% të ankimeve, kompanive ankuese iu dha e drejtë plotësisht ose pjesërisht. Procedurat e kundërshtuara kapnin një vlerë prej rreth 10,7 miliardë lekësh. Këto shifra tregojnë sa rëndësi ka që kompanitë të kenë mundësi të konkurrojnë lirshëm” thotë Tabaku, LEXO EDHE:Ripërtëritje me licencë nga Berisha Deputetja kërkon shfuqizimin e ligjit të investimeve strategjike që sipas saj krijon privilegje që mbyllin tregun, pa rregulla të barabarta, kontrata transparente dhe mundësi reale për të konkurruar. Xh.K A.Hl Shqiptarja.com TAG: PD Jorida Tabaku Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
21 Nëntor, 17:11
Cila mendoni se është rruga për zgjidhjen e kërkesave të studentëve? Dialogu 71.9% Protesta 22.3% Asnjëra 5.9% Vota total: 1393 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 21 Nëntor, 17:11 Cila mendoni se është rruga për zgjidhjen e kërkesave të studentëve?
