Lajme Zone
PolitikëABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Dialogu/ “I karakterizon frika se do cilësohen si tradhtar”, Rama: “Profesori i dhunës” ideologjizoi një grup Antifa, revolucioni imagjinar


Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj kritikave për mungesën e dialogut me protestuesit, duke deklaruar se për katër muaj ka dëgjuar thirrjet e tyre, por sipas tij, ata nuk kanë paraqitur kërkesa konkrete dhe kanë refuzuar të ulen për bisedime.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj kritikave për mungesën e dialogut me protestuesit, duke deklaruar se për katër muaj ka dëgjuar thirrjet e tyre, por sipas tij, ata nuk kanë paraqitur kërkesa konkrete dhe kanë refuzuar të ulen për bisedime.

Rama e ka cilësuar një pjesë të protestuesve si të ideologjizuar nga ajo që ai e quajti “profesori i dhunës”, ndërsa tha se në protestë është përfshirë edhe një komponent kriminal.

“Dua ti them të gjithëve se kush thotë se deri më sot kemi qenë indiferentë ndaj atyre që erdhën për 4 muaj poshtë ditares së zyrës time harron se kam dëgjuar më shumë se cdo kush tjetër, cdo gjë që ata kanë thënë. Unë kam qenë duke punuar lart ata duke sharë poshtë, pa thënë asgjë konkrete dhe pa kërkuar asgjë konkrete madje duke refuzar që të ulen dhe bisedojnë. Nuk kam ndërmend të tregoj mesazhe, i ka karakterizuar frika nga njëri tjetri, frika se do cilëcoheshin si tradhtar. Janë një grup antifa aty, i ideologjizuar nga profesori i dhunës. Ka edhe një komponent kriminelësh, jam i bindur se muajt do sjellin dëshmi të vetë protestueve kur ata të clirohen nga ky qërthulli gjithë këtij revolucioni imagjinar pas të cilit qëndrojnë edhe forca që nuk e duan përparimin e Shqipërisë” u shpreh Rama./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet dhunaprotestarama