Lajme Zone
Dhunë barbare ndaj protestuesit, grupi i policëve e godasin papushim
PolitikëPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Dhunë barbare ndaj protestuesit, grupi i policëve e godasin papushim

Një tjetër episod dhune është regjistruar gjatë protestës së studentëve pranë Kryeministrisë, ku efektivë të FNSH-së shihen duke goditur një protestues të ri. Në pamjet e publikuara, i riu tenton të largohet me vrap në drejtim të Piramidës, por ndalohet nga efektivët, të cilët e rrëzojnë në tokë dhe e godasin vazhdimisht me shkopinj gome. Ngjarja vjen në ditën e katërt të protestave të të rinjve n

Një tjetër episod dhune është regjistruar gjatë protestës së studentëve pranë Kryeministrisë, ku efektivë të FNSH-së shihen duke goditur një protestues të ri. Në pamjet e publikuara, i riu tenton të largohet me vrap në drejtim të Piramidës, por ndalohet nga efektivët, të cilët e rrëzojnë në tokë dhe e godasin vazhdimisht me shkopinj gome. Ngjarja vjen në ditën e katërt të protestave të të rinjve në Tiranë, të shoqëruara me përplasje me Policinë e Shtetit dhe përdorimin e mjeteve të ndërhyrjes për shpërndarjen e turmës.

Edhe gjatë protestës së zhvilluar më herët para Ministrisë së Arsimit janë raportuar të rinj të lënduar gjatë përplasjeve me efektivët.

Pamjet e fundit ngrenë pikëpyetje mbi mënyrën e ndërhyrjes së forcave të policisë ndaj protestuesve, veçanërisht kur një person është rrëzuar dhe goditet nga disa efektivë njëri pas tjetrit. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm