Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

Dhuna policore ndaj studentëve gjatë protestës/ Pedagogu, Klementin Mile: Është komplet barbare, policia nuk është treguar profesionale


Klementin Mila ka komentuar në emisionin “Zonë e Lirë” në News24 protestën e studentëve, e cila prej katër ditësh vijon në vend, duke u ndalur te dhuna e ushtruar nga policia ndaj studentëve dhe gjimnazistëve.

Klementin Mila ka komentuar në emisionin “Zonë e Lirë” në News24 protestën e studentëve, e cila prej katër ditësh vijon në vend, duke u ndalur te dhuna e ushtruar nga policia ndaj studentëve dhe gjimnazistëve. Mila e cilësoi reagimin e efektivëve joprofesional, duke kritikuar përdorimin e forcës ndaj të rinjve gjatë tubimeve. Ai u ndal veçanërisht te rasti i një të riu të rrëzuar dhe të goditur nga efektivët, duke ngritur pikëpyetje mbi mënyrën se si policia po menaxhon situatën. “Policia nuk është treguar aspak profesionale. Teprime me dhunën. E rrëzuan të riun, por çfarë është ai, armik? Përtej sjelljes profesionale, polici nuk është mjaftuar ta shtyjë, por edhe e ka goditur. Është komplet barbare”, u shpreh Mila në News24. Deklarata vjen në një kohë kur pamjet e ndërhyrjeve të policisë ndaj protestuesve të rinj kanë nxitur reagime dhe kritika për mënyrën e menaxhimit të protestave studentore. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Klementin Mila