Lajme Zone
Dhuna ndaj të rinjve/ Reagojnë prindërit: Komandanti të vijë të mbajë përgjegjësi
PolitikëCNA

Dhuna ndaj të rinjve/ Reagojnë prindërit: Komandanti të vijë të mbajë përgjegjësi

Të rinjtë në Durrës janë mbledhur sot për të protestuar pa...

Bashkë me të rinjtë sot në ditën e pestë në protestë janë edhe prindërit.

Ata kanë kërkuar që policët, të cilët kanë dhunuar protestuesit të mbajnë përgjegjësi. “Mos u komandoni nga Rama dhe Balluku. Një nga ju të bëhet me ne, të gjithë të tjerët vijnë. Hiqni kapelat dhe bashkohuni me ne”, tha protestuesja.

“Një person nga ju rrahu fëmijën. Të mbajnë përgjegjësi. Komandanti me shall palestinez të vijë dhe të mbajë përgjegjësi për atë që ndodhi dje.

Po vijmë këtu me fytyra, nuk duhet të rrihni njerëz. Kemi nipat nëpër burgje se janë arrestuar duke ecur rrugëve”, është shprehur një tjetër familjar i revoltuar. Ndër të tjera protestuesit kanë kërkuar të largohen civilët nga protesta. “Kemi kërkuar dorëheqjen e civilëve nga protesta, largoni gazin dhe helmin. Këtu është ministria e krimit. Shqipëria nuk ka shtet”, ka deklaruar protestuesja./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.