Shoqata “Media dhe Drejtësi” dënon me forcë dhunën e ushtruar ndaj gazetarit investigativ dhe anëtarit të saj, Elton Qyno... Ky akt nuk prek vetëm një gazetar gjatë ushtrimit të profesionit. Ai godet drejtpërdrejt lirinë e medias, të drejtën e publikut për t’u informuar dhe detyrimin e institucioneve për të mbrojtur gazetarët nga dhuna, kërcënimet dhe presioni.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, Elton Qyno ka kallëzuar shtetasen Rozalinda Nallbati, të cilën policia e ka shpallur në kërkim si të dyshuar për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”. Policia dyshon se ajo e ka goditur gazetarin për shkak të ushtrimit të profesionit të tij.
Ky kualifikim penal e lidh ngjarjen me punën e gazetarit dhe kërkon një hetim të menjëhershëm, të plotë dhe të paanshëm.
Shoqata “Media dhe Drejtësi” kërkon nga Policia e Shtetit dhe Prokuroria që të zbardhin pa vonesë autorësinë, motivin, rrethanat dhe çdo person tjetër që mund të ketë nxitur, organizuar ose mbështetur sulmin. Institucionet nuk duhet ta trajtojnë këtë rast si një konflikt të zakonshëm mes individësh, por sipas natyrës së veprës penale që vetë policia ka referuar.
Gazetarët investigativë raportojnë për korrupsionin, krimin e organizuar, shpërdorimin e pushtetit dhe shkeljet e ligjit. Dhuna ndaj tyre synon të prodhojë frikë, të pengojë hetimin gazetaresk dhe t’i heqë publikut informacionin që ka të drejtë të njohë.
Kur dikush godet një gazetar për shkak të detyrës, ai kërkon të godasë edhe informacionin që gazetari publikon. Kur institucionet vonojnë ose relativizojnë reagimin, ato krijojnë terren për përsëritjen e dhunës.
Shoqata “Media dhe Drejtësi” shpreh solidaritetin e plotë me Elton Qynon dhe do ta mbështesë atë në çdo hap institucional dhe ligjor. Shoqata do të ndjekë ecurinë e procedimit penal dhe do të kërkojë transparencë për çdo veprim ose mosveprim të organeve përgjegjëse.
U kërkojmë Policisë së Shtetit, Prokurorisë dhe institucioneve të tjera përgjegjëse që të garantojnë sigurinë e Elton Qynos dhe të çdo gazetari që kërcënohet për shkak të detyrës.
Asnjë autor, nxitës apo mbështetës i dhunës ndaj gazetarëve nuk duhet të mbetet pa përgjegjësi ligjore.
Sulmi ndaj një gazetari nuk përbën çështje private. Ai përbën sulm ndaj interesit publik, lirisë së shprehjes dhe të drejtës së qytetarëve për t’u informuar.
Shoqata “Media dhe Drejtësi”elton qyno shoqata media dhe drejtësi Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Nafta shkon në 214 lekë/litër, Braçe: Të rikthehet Bordi i Transparencës, rritja është e qëllimshme 31 Korrik 2026, 15:0215:02Politike Kryebashkiaku i Libohovës kundër reformës territoriale, thirrje deputetëve: Mbroni interesin e qytetarëve! 31 Korrik 2026, 14:4814:48Politike Përtej mjegullës: Edi Rama u tregoi rebelëve në PS planin e tij paralel 31 Korrik 2026, 14:2014:20Politike Reforma Territoriale u prit me kundërshtime të forta, PS nuk tërhiqet: Drafti do të miratohet para zgjedhjeve të vitit 2027 31 Korrik 2026, 13:3313:33Politike Propozimi i PS për shkrirjen e 15 bashkive, Bardhi: Sjell shpopullim, centralizim dhe varfëri 31 Korrik 2026, 13:3613:36Politike Emërimi i ish-anëtares së PD në qeveri, reagon Berisha: Korruptimi i opozitës, politikë kryesore e Ramës 31 Korrik 2026, 13:1513:15Politike

