Lajme Zone
Dha dorëheqjen nga Universiteti i Cambridge pas akuzave për plagjiaturë, gjendet i vdekur ish-profesori Jason Arday! Familjarët: 3 vite fushatë shpifjesh ndaj tij
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Dha dorëheqjen nga Universiteti i Cambridge pas akuzave për plagjiaturë, gjendet i vdekur ish-profesori Jason Arday! Familjarët: 3 vite fushatë shpifjesh ndaj tij

Arday ishte mirëpritur tre vjet më parë si profesori më i ri me ngjyrë dhe, për më tepër, me spektrin e autizmit, që kishte fituar një post akademik në Cambridge. Sipas tij, kishte mësuar të lexonte dhe të shkruante vetëm në moshën 18-vjeçare, por 180 pasazhe të tezës së tij të doktoraturës rezultuan identike me studiues të tjerë.

Ish-profesori i Universitetit të Cambridge-it, Jason Arday, është gjetur i vdekur në një apartament në Battersea, në jug të Londrës. 41-vjeçari i cili vetëm pak ditë më parë kishte dhënë dorëheqjen, ishte akuzuar së fundmi për plagjiaturë dhe ishin ngritur pyetje lidhur me formimin dhe karrierën e tij akademike. Hipoteza më e mundshme është vetëvrasja, një çmim tragjik i paguar për një skandal që javët e fundit ka tronditur botën akademike dhe jo vetëm, në Britaninë e Madhe. LEXO edhe...Britani e Madhe/ Nigel Farage rikthehet në Parlament, fiton zgjedhjet e pjesshme me 22 mijë vota! Por e ardhmja e tij mbetet e pasigurt Arday ishte mirëpritur tre vjet më parë si profesori më i ri me ngjyrë dhe, për më tepër, me spektrin e autizmit, që kishte fituar një post akademik në Cambridge. Por kohët e fundit rezultoi se ishte thjesht një mashtrues, një mitoman që kishte sajuar histori të pabesueshme për të zbukuruar CV-në e tij dhe kishte kopjuar fjalë për fjalë pjesë të tëra të punimeve të tij. Arday kishte pretenduar se kishte mësuar të lexonte dhe të shkruante vetëm në moshën 18-vjeçare, gjë që e bënte të vështirë shpjegimin e marrjes së diplomave të mëparshme shkollore; se kishte vrapuar 600 milje në 6 ditë, gjë që do ta bënte një nga atletët më të mëdhenj të të gjitha kohërave; se kishte marrë pjesë në një program televiziv që ishte transmetuar para se ai të lindte; si dhe se kishte botuar një libër që nuk ekzistonte. Por mbi të gjitha, 180 pasazhe të tezës së tij të doktoraturës rezultuan identike me punime të tjera të studiuesve të tjerë. Megjithatë, askush, as në Cambridge dhe as gjetkë, nuk kishte dashur të vinte në pikëpyetje gënjeshtrat e Arday-t: ai ishte shembulli i suksesshëm i politikave të “diversitetit dhe përfshirjes”, i riu me ngjyrë, për më tepër me aftësi të kufizuara, që shndërrohej në një yll akademik. Kur dikush kishte filluar të ngrinte dyshime, nisën akuzat për racizëm: megjithatë, në mjedisin universitar dyshimet qarkullonin, por askush nuk kishte guximin të fliste. Madje edhe policia i kishte kërkuar një gazetari të mos hetonte, me argumentin se kjo mund të rrezikonte shëndetin mendor të pedagogut. Në fund, nën presionin e zbulimeve që vazhdonin të grumbulloheshin, Universiteti i Cambridge-it vendosi të hapte një hetim mbi rrethanat e emërimit të Arday-t dhe ai dha menjëherë dorëheqjen nga posti. Çështja shkaktoi një debat të gjerë mbi kriteret e ekselencës akademike dhe mënyrën se si këto kritere po përshtaten gjithnjë e më shpesh me kërkesat e “korrektësisë politike”. Por pati edhe nga ata që vunë në dukje se sulmet ndaj Ardayt mund të kishin edhe elemente racore. Këtë javë, revistat kryesore në Londër, The Spectator dhe New Statesman, i kushtuan kopertinat çështjes Arday. Por përfundimi i tij tragjik e bën të nevojshëm një reflektim të mëtejshëm mbi mekanizmat e famës dhe shkatërrimit të saj. Familja e Ardayt publikoi një deklaratë duke konfirmuar vdekjen e tij: “Jason ishte objektivi i një fushate të vazhdueshme shpifjesh për më shumë se tre vjet, pasi pranoi postin në Universitetin e Cambridge-it, e drejtuar nga njerëz të gatshëm të bënin gjithçka për ta diskredituar.” Kjo ishte deklarata, e cila drejton gishtin pikërisht nga mjedisi i Cambridge-it dhe u bë publike nga shtëpia botuese Simon & Schuster. “Kjo fushatë dezinformimi ishte e padurueshme për Jason”, shpreheshin familjarët./Corriere P.J/ReportTv.al Britani e Madhe cambridge Jason Arday Komento Komente Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 40.1% Jo 53% I/e dyzuar 6.9% Vota total: 5584 Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?