Analisti Alfred Cako në intervistën për CNA TV me gazetarin Elvi F ka lajmëruar ekzkluzivisht nisjen e lëvizjes “Shqipëria e shqiptarëve”. Cako tha se më 29 gusht, në orën 10:00 tek amfiteatri në kryeqytet do të krijohet kjo lëvizje, për të organizuar se si do të veprohet në shtator dhe tetor për rrëzimin e Ramës.
Publicisti u shpreh se pas rrëzimit të Ramës kjo lëvizje do të krijojë një asamble kushteutese, për ngritjen e një qeverie teknike.
Sa i përket atij vetë, Cako tha se do të jetë thjesht një mbështetës, jo organizator. “Do krijohet lëvizja. Do ngrihet një platformë se si do veprohet për të rrëzuar gjatë muajit shtator dhe tetor. Mbas rrëzimit të Ramës dhe krijimit të një qeverie teknike, krijimit të një asambleje kushtetuese, ne patriotët, ku jam dhe unë një nga votuesit, jo organizator, të mblidhemi dhe këta vetë të marrin frenat. Unë do të jem thjesht një mbështetës”, tha Cako për CNA. Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

