Lajme Zone
Detaje të reja nga vdekja e Giorgos Mazonakis/ Këngëtari po i nënshtrohej një trajtimi kundër plakjes kur pësoi arrest kardiak
KulturëGazeta Tema

Detaje të reja nga vdekja e Giorgos Mazonakis/ Këngëtari po i nënshtrohej një trajtimi kundër plakjes kur pësoi arrest kardiak

Detaje të reja janë zbardhur nga momentet e fundit të këngëtarit të njohur grek Giorgos Mazonakis, i cili humbi jetën pasi pësoi arrest kardiak në një klinikë private në Kolonaki të Athinës.

Detaje të reja janë zbardhur nga momentet e fundit të këngëtarit të njohur grek Giorgos Mazonakis, i cili humbi jetën pasi pësoi arrest kardiak në një klinikë private në Kolonaki të Athinës.

Sipas mediave greke, Mazonakis kishte shkuar në klinikë për t’iu nënshtruar plazmaferezës, një procedurë që, sipas raportimeve të Star.gr, lidhej në rastin e tij me rigjenerimin e qelizave dhe trajtime kundër plakjes.

Procedura lidhet me përpunimin e gjakut, gjatë së cilës plazma ndahet nga qelizat e gjakut. Megjithatë, në rastin e Mazonakis, ende nuk është bërë e qartë nëse procedura kishte nisur plotësisht apo ai ndodhej në fazën përgatitore.

Sipas raportimeve, këngëtari kishte bërë një takim në klinikë një ditë më parë dhe ishte rikthyer të mërkurën për procedurën. Gjatë përgatitjeve iu vendos një kateter venoz, ndërsa më pas ai shfaqi dhimbje të forta në gjoks dhe pësoi arrest kardiak. Ekipet e urgjencës nisën menjëherë reanimimin, por ai nuk arriti të mbijetonte.

Ngjarja ka shkaktuar një hetim të gjerë mbi klinikën ku ndodhej këngëtari. Ministri grek i Shëndetësisë, Adonis Georgiadis, ka ngritur pikëpyetje mbi ligjshmërinë e procedurave të kryera aty, duke deklaruar se hapësira ishte e licencuar si një klinikë patologjie dhe nuk kishte licencë për kryerjen e plazmaferezës.

Në polici është marrë në pyetje edhe mjeku që zotëronte klinikën. Sipas To Vima, ai deklaroi se trajtimin dhe monitorimin e Mazonakis e kishte marrë përsipër bashkëshortja e tij, e cila ishte gjithashtu mjeke.

Autoritetet po hetojnë rrethanat e sakta të ngjarjes, ndërsa ekspertiza mjeko-ligjore pritet të përcaktojë shkakun e vdekjes dhe nëse ekziston ndonjë lidhje mes procedurës së kryer në klinikë dhe arrestit kardiak.

Deri në përfundimin e hetimeve, nuk është provuar se plazmafereza shkaktoi arrestin kardiak apo vdekjen e këngëtarit.

Burimi: Star.gr & Proto Thema