Lajme Zone
Kultivuan 270 bimë kanabisi pranë banesës së tyre/ Arrestohen burrë e grua në Kolonjë
KulturëABC News Albania

Kultivuan 270 bimë kanabisi pranë banesës së tyre/ Arrestohen burrë e grua në Kolonjë

Një operacion i koduar “Partners” është finalizuar në Kolonjë pas disa javësh hetime me metoda proaktive, në kuadër të goditjes së veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

Një operacion i koduar “Partners” është finalizuar në Kolonjë pas disa javësh hetime me metoda proaktive, në kuadër të goditjes së veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

Si rezultat i operacionit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kolonjë kanë arrestuar në flagrancë dy bashkëshortë, të dyshuar për kultivimin e 270 bimëve të dyshuara narkotike Cannabis Sativa në një zonë të pyllëzuar, pranë banesës së tyre në fshatin Gjirakare.

Sipas policisë, nga hetimet e kryera nën drejtimin e Prokurorisë dyshohet se dy bashkëshortët kanë kultivuar 270 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Bimët janë gjetur në një zonë të pyllëzuar në afërsi të banesës së tyre dhe janë asgjësuar me anë të djegies. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Gjatë kontrollit në banesën e çiftit, uniformat blu kanë gjetur dhe sekuestruar si provë materiale dy thasë me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, në formën e bimëve të prera dhe në proces tharjeje. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Aktualitet