Lajme Zone
Ngërçi me pagat bllokon punën në Gjykatën e Durrësit, zhvillohen vetëm çështjet urgjente
KulturëTop Channel

Ngërçi me pagat bllokon punën në Gjykatën e Durrësit, zhvillohen vetëm çështjet urgjente

Veprimtaria gjyqësore në Gjykatën e Durrësit aktualisht vijon vetëm për çështjet urgjente.

Veprimtaria gjyqësore në Gjykatën e Durrësit aktualisht vijon vetëm për çështjet urgjente. Në gjykatë zhvillohen seancat për caktimin e masave të sigurimit, lëshimin e urdhrave të menjëhershëm të mbrojtjes, si dhe çështje të tjera të ngutshme.

Ndërkohë, gjykimi i çështjeve të tjera nuk po zhvillohet, pasi gjyqtarët janë sot pjesëmarrës në Mbledhjen e Përgjithshme të Gjyqtarëve pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Të kufizuara janë edhe shërbimet e ofruara nga administrata e gjykatës në seksionin civil. Top Channel