Sandra Bullock ka rrëfyer një nga momentet më të pazakonta të jetës së saj, kur në kulmin e skandalit të tradhtisë së ish-bashkëshortit Jesse James u detyrua të merrte masa ekstreme për të mbrojtur djalin e saj të porsalindur nga paparacët.
Në një intervistë për revistën “Interview”, në bisedë me mikeshën e saj Jennifer Aniston, aktorja tregoi se në vitin 2010, ndërsa martesa e saj po përfnte mes zbulimeve për tradhtinë e James, askush nuk e dinte ende se ajo kishte adoptuar një foshnjë.
Bullock tregoi se paparacët ishin dyndur pranë shtëpisë së saj dhe ajo e kuptoi se duhej të largohej pa u fotografuar me djalin.
Zgjidhja që gjeti ishte e pazakontë: ajo e vendosi Louis-in në ndenjësen e makinës dhe më pas e futi atë brenda një çante të madhe hokeji, të cilën e mbylli dhe e mbajti në duar sikur të ishte një çantë e zakonshme.
“Askush nuk e dinte që kisha një të porsalindur”, rrëfeu Bullock, duke treguar se në atë periudhë ishte e detyruar të bënte gjithçka për të ruajtur privatësinë e fëmijës së saj.
Aktorja e përshkroi situatën me humor, duke iu drejtuar edhe Shërbimeve për Mbrojtjen e Fëmijëve që të mos e merrnin në pyetje për mënyrën e pazakontë që kishte zgjedhur.
“Duhet të veprosh si CIA”, tha Bullock, duke shpjeguar se ruajtja e privatësisë në Hollywood kërkon shumë kujdes dhe besim tek njerëzit që të rrethojnë.
Në të njëjtën intervistë, Bullock e përshkroi periudhën e ndarjes nga Jesse James si një nga momentet më të errëta të jetës së saj. James kishte pranuar publikisht se e kishte tradhtuar aktoren, ndërsa martesa e tyre përfi në vitin 2010.
Në atë kohë, Bullock po përballej njëkohësisht me ndarjen dhe me përgjegjësinë për të rritur dhe mbrojtur djalin e saj të vogël, Louis.
Sot, aktorja vazhdon të jetë shumë e rezervuar për jetën private të fëmijëve të saj. Bullock ka edhe një vajzë, Laila, të cilën e adoptoi në vitin 2015.
Burimi: Interview Magazine

