Një humbje e rëndë ka goditur familjen e deputetit socialist të qarkut të Durrësit, Loer Kume. Bashkëshortja e tij, Lorina Kume, është ndarë nga jeta, ndërsa lajmin e hidhur e ka ndarë vetë deputeti përmes një dedikimi që ka prekur shumë njerëz në rrjetet sociale. Mes dhimbjes, Kume e kujton Lorinën si "më shumë se gjysmën" e tij, shoqen e jetës, nënën e dy fëmijëve të tyre dhe njeriun që i dha kuptim çdo dite. “Lorina, Lori, Lorushi, dashuria ime që 18 vjeç, më shumë se gjysma ime, shpirti im binjak, shtëpia ime, gruaja, e dashura, shoqja, mësuesja ime, nxënësja ime, busulla ime, mishi im, zëri e fjala e syri im, gjithçkaja e madhe, nëna e fëmijëve tanë, dy mrekullive, sot na la vetëm. Ne të tre, familja, njerëzit që e njohën, e prekën, e dëgjuan, u mbështollën nga energjia dhe aura e Lorit, Lorushit, e donim këtu të na donte pa limite e të na ndriçonte siç e ka bërë gjithë jetën e saj. Fati e deshi ndryshe. Dhe në luftë e tregoi veten njeriun më të fortë që kemi njohur e dëgjuar. Sot kemi trashëgiminë e Lorit pas”, shkruan ai. LEXO EDHE:Ish-drejtoresha vidhte para me thasë të zinj nga Posta e Durrësit, bashkëshorti i saj promovohet në Bashki! Emërohet përgjegjës për Evadimin e Mbetjeve Ceremonia e varrimit do të zhvillohet të shtunën, më 19 shtator, ndërsa familja ka bërë të ditur edhe oraret e pritjeve në Agjencinë Leba në Durrës. U.D/Shqiptarja.com TAG: Loer Kume Lorina Kume Durres Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
16 Shtator, 14:18
Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni? Të drejtë 5.9% Të gabuar 89.4% Nuk e di 4.7% Vota total: 3236 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 16 Shtator, 14:18 Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?

