Protestuesit kanë rrethuar hapësirat e objektit të Kuvendit të Kosovës me kërkesën për aprovimin e projektligjit për plotësim ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Ata kanë thënë që “asnjë deputet nuk mund të dalë pa aprovuar ligjin”. Seanca e jashtëzakonshme që në rend dite ka pikërisht këtë projektligj, parashihej të niste në orën 09:00, por nuk ka filluar ende.
Protestës tashmë i janë bashkuar edhe Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së. Kryetari i kësaj organizate, Hysni Gucati ka thënë që nëse nuk votohet ligji, do të përshkallëzohet protesta. Top Channel

