Lajme Zone
Kulla e pazareve? Evis Dimashi i Lul Bashës merr miratimin e KKT-së së Ramës; mister burimi i financimit të Elite Tower
PolitikëPamfleti

Kulla e pazareve? Evis Dimashi i Lul Bashës merr miratimin e KKT-së së Ramës; mister burimi i financimit të Elite Tower

Me çfarë parash po ndërtohet Elite Tower?

Foto ilustruese/ Ellite Construction ka marrë miratimin për një kullë 24-katëshe në Rrugën e Elbasanit. Pas Evis Dimashit dalin lidhjet me rrethin e Lulzim Bashës, adresat e përbashkëta me Lion Construction dhe KKT-ja e drejtuar nga Edi Rama, ndërsa burimi i financimit të Elite Tower mbetet i paqartë Kulla Elite Tower po ndërtohet në Rrugën e Elbasanit në Tiranë, deri në 24 kate, nga Ellite Construction, kompani e themeluar më 24 shkurt 2022 nga Evis Dimashi. Në katër vjet kompania ka bërë rreth 3.6 milionë euro xhiro, ka 207 mijë euro kapital të vet dhe mbi 1.1 milionë euro borxhe. Shifra që, të paktën nga bilancet e deritanishme, nuk shpjegojnë financimin e një kulle 24-katëshe në një nga zonat më të shtrenjta të Tiranës.

Me çfarë parash po ndërtohet Elite Tower? Kush do t’i vendosë milionat që mungojnë, Evis Dimashi, një bankë, një investitor tjetër apo kompani që nuk shfaqen në lejen e ndërtimit?

Evis Dimashi nuk është emër i panjohur në administratën e Tiranës. Në kohën kur Lulzim Basha drejtonte Bashkinë e Tiranës, Dimashi ishte drejtor prokurimesh në UKT, një nga pozicionet ku kalonin tenderët dhe kontratat. Në atë periudhë emri i tij është dalluar për pazare me tenderët dhe korrupsion, histori që e kanë ndjekur edhe pas largimit nga administrata. Kur Basha mori më pas drejtimin e Partisë Demokratike, Dimashi u bë pjesë e strukturave drejtuese të PD-së, duke mbetur pranë ish-kryetarit të Bashkisë së Tiranës dhe më pas të partisë. Sot Dimashi shfaqet si ndërtues i një kulle 24-katëshe, ndërsa leje të këtij niveli kalojnë në Këshillin Kombëtar të Territorit, institucioni i drejtuar nga kryeministri Edi Rama. Interesat e njerëzve të lidhur me Bashën në KKT dhe në qeveri nuk janë të panjohura. Elite Tower ngre pikërisht pyetjen se sa thellë shkojnë këto marrëdhënie dhe kush përfiton prej tyre.

Ka edhe një detaj tjetër në dokumentet e kompanive të Dimashit. Adresat përputhen disa herë me ato të Lion Construction.

Lion Construction kishte selinë në Rrugën Dervish Hima, Pallati Ambasador 3, Kati 14, Apartamenti 111. Më 24 shkurt 2022 kompania zhvendoset në Lion Residence. Po atë ditë Evis Dimashi themelon Ellite Construction pikërisht në apartamentin që Lion Construction sapo kishte lënë. Më vonë Dimashi hap Agro & Tour në Lion Residence, Kati 0, ndërsa në qershor 2023 edhe Ellite Construction zhvendoset në Lion Residence.

Pra nuk kemi vetëm një adresë që rastësisht është përdorur nga dy kompani. Kompanitë e Dimashit ndjekin disa herë të njëjtën gjurmë adresash me Lion Construction, nga Pallati Ambasador 3 deri te Lion Residence. Në Lion Residence, bashkëshortja e Lulzim Bashës zotëron 246 metra katrorë, ndërsa kunati i tij Erion Isufi dhe persona të tjerë kanë lidhur kontratë sipërmarrjeje me Lion Construction sh.p.k për 985.5 metra katrorë në të njëjtin pallat, për të cilën kanë paguar 1.478.250 euro. Edhe Lion Park hyn në këtë histori, si një tjetër hallkë që të çon përsëri te rrethi i Bashës. Janë të njëjtat adresa ku lëvizin kompanitë e Dimashit, të njëjtat godina ku dalin prona dhe kontrata të familjarëve apo njerëzve pranë Lulzim Bashës, ndërsa Dimashi sot shfaqet si zhvillues i një kulle luksoze në Rrugën e Elbasanit.

Elite Tower po ngrihet në një zonë ku projektet e mëdha kalojnë nëpër Këshillin Kombëtar të Territorit, me Edi Ramën në krye. Pyetja është nëse edhe kjo kullë është pjesë e pazareve me protagonistë njerëz të pushtetit dhe njerëz të afërt me Lulzim Bashën, apo një tjetër hallkë e marrëdhënieve mes njerëzve të Bashës dhe KKT-së së drejtuar nga Rama.

Në fund mbetet financimi. Ellite Construction ka 207 mijë euro kapital të vet, rreth 3.6 milionë euro xhiro në katër vjet dhe mbi 1.1 milionë euro borxhe. Ndërkohë në Rrugën e Elbasanit po nis një kullë deri në 24 kate.

Kush po e financon Elite Tower?

/Pamfletievis dimashi elite tower kkt rama basha lion b590e932 4a66 40f9 9c6c 4ccd145ca922 screenshot 2026 10 04 192106 ae65afe0 a15b 4b31 8309 5b53c39a9dae Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Anti-Mafia Ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, i delegon “ustait” të Çuçit, Enea Hoti, kompetencat për tenderët, PPP-të dhe emërimet 4 Tetor 2026, 14:1614:16Anti-Mafia Andrea Shllaku dhe Ilir Hoxha në dosjet e “pazareve” me tenderët/ A do të guxojë SPAK të shembë “kullën e korrupsionit” në Portin e Durrësit? 3 Tetor 2026, 16:4516:45Anti-Mafia “Lavatriçja” e kokainës në ndërtim: kullat e Ardi Kollçakut vazhdojnë të ngrihen, hetimi nuk dihet ku ka mbetur 3 Tetor 2026, 13:4813:48Anti-Mafia Ilir Shehu (Pasholli) i “Medicamenta”, i dënuar në Itali për trafik droge e pastrim parash, ende i paprekur nga SPAK 2 Tetor 2026, 14:0214:02Anti-Mafia Helmimi i paralajmëruar i dhjetëra studentëve të Akademisë së Sigurisë; pse u la jashtë hetimit Milton Nushi, administratori i saj 2 Tetor 2026, 11:1311:13Anti-Mafia Ortaku i Bledi Çuçit, Eral Myftaraj “masakroi” buxhetin e shtetit; 90 mln euro tenderë korruptiv, dosja “fle” në SPAK 1 Tetor 2026, 13:5213:52Anti-Mafia