Ron Yeffet Biznesmeni izraelito-amerikan shfaqet në tri fronte me drejtësinë, ndërsa gjurmët e biznesit të tij kalojnë nga kontratat publike në Afrikë te miliona dollarët në Florida dhe industria shqiptare e mbrojtjes... Nga Dakari në Miami dhe deri në Tiranë, emri i Ron Yeffet po shfaqet gjithnjë e më shpesh në dosje hetimore dhe procese gjyqësore. Biznesmeni izraelito-amerikan, i cili në Shqipëri ka hyrë deri në sektorin strategjik të mbrojtjes përmes kompanive të lidhura me KAYO-n shtetërore, është sot në qendër të tri çështjeve të ndryshme: një hetimi financiar në Senegal, një padie shumëmilionëshe në Shtetet e Bashkuara dhe hetimit të SPAK për çështjen KAYO.
Historia më e fundit vjen nga Tirana. SPAK ka nisur hetimet për KAYO-n, ndërsa BKH, me vendim të GJKKO-së, ka sekuestruar telefonat e Ron Yeffet, Arjeta Pucës, sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes Aleks Marku dhe drejtuesit të KAYO-s, Ardi Veliu. Hetimi po zhvillohet për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike.
Pesha e Yeffet në këtë histori nuk është periferike. Në qershor 2025 ai bleu 49% të aksioneve të TIMAK dhe po aq në “Timak Special Vehicles”. Më pas marrëdhënia e biznesit me Arjeta Pucën u zgjerua me UNO18 dhe “Timak Aviation”. Hallka më e rëndësishme është “Timak Defence”, ku TIMAK zotëron 80%, ndërsa KAYO, kompania shtetërore e Ministrisë së Mbrojtjes, 20%. Nga fundi i tetorit 2025 deri në gusht 2026, “Timak Defence” ka arkëtuar rreth 2.9 miliardë lekë nga Thesari për kontrata në sektorin e mbrojtjes.
Pra, Yeffet nuk është thjesht një biznesmen i huaj që ka hapur kompani në Shqipëri. Ai është futur përmes ortakërive në një sektor të lidhur drejtpërdrejt me sigurinë dhe paratë publike, ndërsa sot telefoni i tij është sekuestruar në një hetim të SPAK që prek pikërisht marrëdhëniet mes kompanive private dhe KAYO-s. Hetimi mori një tjetër drejtim pas audiove të publikuara nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj. Ai akuzoi Yeffet dhe personat e përmendur në biseda për një skemë të mundshme të trafikut të armëve dhe municioneve.
Në materialet audio flitet për armë nga Afrika, përfshirë Sudanin, transportimin e tyre drejt Shqipërisë, paketimin dhe më pas dërgimin drejt vendeve të përfshira në konflikte. Në biseda përmenden KAYO, TIMAK dhe persona të lidhur me këto kompani.
Por Tirana nuk është vendi i parë ku Yeffet përballet me drejtësinë.
Në Shtetet e Bashkuara, më 6 mars 2026, biznesmeni Mark Faist ngriti padi në Gjykatën e Qarkut Miami-Dade në Florida ndaj Yeffet dhe subjekteve të lidhura me të. Faist kërkon kthimin e miliona dollarëve të investuar dhe e akuzon Yeffet për mashtrim financiar. Sipas dokumenteve të padisë të cituara nga “Pamfleti”, Faist transferoi mbi 8.6 milionë dollarë në R&I Trading, ndërsa më pas palët nënshkruan një marrëveshje që parashikonte kthimin e 7.61 milionë dollarëve plus interesa. Çështja përfi në gjykatë pasi pagesat e parashikuara në marrëveshje nuk u realizuan. Ramës i plas tjetër skandal në SHBA/ Izraeliti Ron Yeffet mashtrim 8 mln USD, si përdori kryeministrin dhe Shqipërinë 9 Prill, 19:03 Edhe Shqipëria shfaqet brenda kësaj dosjeje amerikane. Në padi përshkruhen udhëtime me avion privat, vizita në Shqipëri dhe takime me zyrtarë të nivelit të lartë. Në një udhëtim në Paris, Faist dhe bashkëshortja e tij u prezantuan edhe me kryeministrin Edi Rama dhe ambasadorin shqiptar në Francë dhe Monako. Padia e paraqet këtë si pjesë të imazhit të ndikimit ndërkombëtar që Yeffet i demonstronte investitorit amerikan.
Por përpara Tiranës dhe Miamit është Senegali, ku Yeffet ka zhvilluar prej vitesh aktivitet biznesi dhe ku tashmë kompania e tij ka hyrë në filtrin e autoriteteve financiare.
Prokuroria Financiare e Senegalit po verifikon kompanitë dhe përfituesit e lidhur me kontratat publike të periudhës 2019–mars 2024. Në listën e subjekteve të kontrolluara është DSC e Ron Yeffet, ish-konsull nderi i Senegalit në Tel Aviv. Media senegaleze SeneNeës raporton se DSC ka përfituar disa kontrata të drejtpërdrejta. Senegali vë nën hetim Ron Yeffet/ “Miku” i Ramës që ka gllabëruar miliona në Shqipëri, në lupë për afera me tenderët
20 Gusht, 20:15 Problemet në Senegal kishin nisur edhe më herët. Pas ndryshimit të pushtetit në vitin 2024, autoritetet rishikuan kontrata dhe prona shtetërore të dhëna gjatë administratës së ish-presidentit Macky Sall. Mes tyre ishte edhe një sipërfaqe prej rreth 10 mijë metrash katrorë në bregdetin e Dakarit, ku Yeffet synonte një projekt luksoz. Kontrata 30-vjeçare ishte dhënë në vitin 2021, por autoritetet e reja ndaluan punimet dhe nisën procedurat për revokimin e saj.
Në këtë mënyrë, edhe tentativa për të ngritur një investim të madh në bregdetin afrikan u përplas me autoritetet e reja dhe projekti u bllokua. Ndërkohë, kompania DSC përfi në listën e subjekteve që po verifikohen nga Prokuroria Financiare për kontratat publike.
Pamja që del nga këto zhvillime është e fortë: në Senegal, kompania e Yeffet është futur në hetimin financiar për kontratat publike dhe një projekt i tij në tokë shtetërore u bllokua; në Florida, ai ndodhet përballë një padie për miliona dollarë; ndërsa në Tiranë, SPAK po e heton mbi përgjimet e publikuara nga ish-zv/kryeministri Ahmetaj, ku dyshohet se ka dhe trafik armësh.
Pra me pak fjalë, Edi Rama, vendosi t’i jepte në duar prodhimin e armëve shqiptare një njeriu që ka një CV tepër të zezë. Yeffet kudo që ka shkelur ka shkaktuar vetëm skandale. Kudo ku ka shkelur ka mashtruar dhe ka vjedhur. Kur ai ja ka dalë ta bëjë këtë në Senegal dhe në SHBA, në Shqipëri patjetër që synimin e kishte të qartë: vjedhje pa hesap. Në përgjime flitet për armë dhe Delvina Gas. Por në lojë është edhe Aeroporti i Vlorës dhe shumë afera të tjera. Topi tani është në zonën e SPAK. /Pamfletiron yeffet hetime spak Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Dosja e zezë Policia e Shtetit në borderotë e basteve ilegale: Arrestime sa për statistikë, ndërsa bosët pastrojnë milionat në beton 4 Tetor 2026, 14:3114:31Dosja e zezë Afera "4IG" alarmon çetën e Orban, ministri që i hapi dyert Gellért Jászai arratiset në Zvicër; shtohen ethet te 'One Albania' 3 Tetor 2026, 16:4016:40Dosja e zezë Si u katapultua Laura Saro (Plaku) në krye të AIDA-s? Paratë e Bankers, betoni i Peqinit dhe rrjeti i bizneseve familjare në Londër 2 Tetor 2026, 10:2610:26Dosja e zezë SPAK tek dera e ARRSH-së: Aferat korruptive të Ami Kozelit dhe pazaret për rrugët me oligarkët e betonit 1 Tetor 2026, 19:0019:00Dosja e zezë Shkodra nën kazmën e Blendi Gonxhes: Endri Haxhiu spastron specialistët që penguan shkatërrimin, “Kafja e madhe” shkon në SPAK 1 Tetor 2026, 12:4712:47Dosja e zezë Po çfarë janë këto monstra mor aman: Vjehrri mohoi baxhanakun, dhëndri mohon kushëririn! 30 Shtator 2026, 13:5713:57Dosja e zezë

