Lajme Zone
'Të ofrojmë shërbime më të mira për qytetarët', Demo prezanton ekipin e ri të pushtetit vendor, Muzaka dhe Paparizo marrin detyrat e reja
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

'Të ofrojmë shërbime më të mira për qytetarët', Demo prezanton ekipin e ri të pushtetit vendor, Muzaka dhe Paparizo marrin detyrat e reja

Ministri kërkon ritëm të ri pune, me fokus reformat, Kapitullin 22, digjitalizimin dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, prezantoi sot ekipin e ri drejtues që do të ndjekë zhvillimet dhe reformat në pushtetin vendor. Oltjon Muzaka do të mbajë detyrën e zëvendësministrit me përgjegjësi për çështjet e pushtetit vendor, ndërsa Anxhela Paparizo është emëruar drejtoreshë e Agjencisë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore. Gjatë prezantimit, Demo vlerësoi sfidat me të cilat përballet pushteti vendor dhe theksoi se kërkohet një ritëm dhe standard i ri pune. LEXO edhe...Nis viti i ri akademik, kreu i Policisë mesazh studentëve: Angazhim i shtuar për sigurinë në universitete! Hita: Do të jemi pranë jush “Na duhet koordinim më i fortë, lidership dhe angazhim maksimal nga i gjithë ekipi”, u shpreh ministri. Sipas tij, prioritet do të jenë reformat në proces, përmbushja e detyrimeve të Kapitullit 22 të negociatave me Bashkimin Europian, digjitalizimi, forcimi i kapaciteteve të bashkive dhe përmirësimi i shërbimeve për qytetarët. Demo theksoi gjithashtu rëndësinë e zbatimit në terren të programeve si Paketa e Maleve dhe Rilindja Urbane 2.0, me synimin për të krijuar më shumë mundësi për komunitetet dhe për të nxitur zhvillimin e qyteteve dhe zonave rurale. Ministri vendosi si objektiv një pushtet vendor më të aftë, më modern dhe më pranë qytetarëve. U.D/ReportTv.al ervin demo Anxhela Paparizo oltjon muzaka Tirane Komento Komente Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po 70.9% Jo 21.7% Nuk e di 7.3% Vota total: 2002 Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private?