Lajme Zone
Videot intime, pse s’mund të hiqen menjëherë nga rrjeti? Nini në Report TV: Shteti pa mekanizëm për t’i bllokuar! Peçi: Ndërhyrja në jetën private dënohet me 3 vite burg! Lekatari: Të hetohet industria e muzikës
Të tjeraReport TV

Videot intime, pse s’mund të hiqen menjëherë nga rrjeti? Nini në Report TV: Shteti pa mekanizëm për t’i bllokuar! Peçi: Ndërhyrja në jetën private dënohet me 3 vite burg! Lekatari: Të hetohet industria e muzikës

Skandali i videove intime ka hapur debatin për boshllëqet në mbrojtjen e privatësisë në Shqipëri. Në Report TV, ekspertët ngritën shqetësimin për mungesën e ndërhyrjes së shpejtë për bllokimin e pamjeve, dënimet e ulëta për regjistrimet që cenojnë jetën private dhe kërkuan që të hetohet nëse pas rastit fshihen abuzime në industrinë e muzikës.

Skandali i videove intime që po qarkullojnë prej ditësh ka nxjerrë në pah një problem që shkon përtej personazheve të shoëbizit dhe artit që shfaqen në to: Shqipëria nuk ka sot një mekanizëm të shpejtë për të ndalur përhapjen e materialeve private në internet, ndërsa legjislacioni aktual e ka të vështirë të ndjekë zinxhirin e personave që i shpërndajnë. Ky ishte një nga përfundimet e debatit në "Sot Live në Shqipëri" në Report TV me Elsa Ballaurin, Zhaklin Lekatarin, avokatin Rei Peçi dhe Aldor Ninin. LEXO edhe...Videot me Adi Hilën/ Këngëtarja Blerina Matraku: Më është cenuar privatësia në mënyrë çnjerëzore! I kërkoj falje gruas dhe vajzave, më thoshte se ishte i divorcuar Aldor Nini tha se materialet po raportohen dhe bllokohen në Instagram, TikTok, Facebook dhe YouTube, por ndërhyrja sot është e kufizuar. Sipas tij, përgjegjësinë e parë për një reagim të shpejtë duhej ta kishin institucionet. "Ne po i bllokojmë, por në mënyrë primitive. Duhej të ishin bllokuar nga shteti, nga policia. Do të duhej të merreshin masa e të kishte ligje që e mundësojnë këtë. Në shumicën e shteteve këto masa e ligje ekzistojnë, por tek ne jo", tha Nini. Një zgjidhje është propozuar, por ende nuk është ligj tha ai. Nini tregoi se në Ministrinë e Drejtësisë është depozituar një projekt që parashikon një urdhër të përkohshëm për ndërhyrje të shpejtë. "Ne kemi punuar për një projektligj që është urdhër i përkohshëm që na mundëson marrjen e masave të shpejta brenda 72 orëve. Është i depozituar tek Ministria e Drejtësisë dhe po punohet. [...] Nëse do kishim një ligj për urdhrin e përkohshëm, mund të merrej një vendim që detyronte META-n t'i bllokonte brenda natës. Ne mund të kapemi vetëm me të drejtat e autorit dhe në rastin konkret ato janë dytësore. Nëse do kishim një ligj për urdhërin e përkohshëm mund të merrej një vendim që detyronte META-n t’i bllokonte brenda natës” tha Nini Por çfarë ndodh me personin që regjistron apo shpërndan një video intime? Avokati Rei Peçi shpjegoi se mbrojtja që jep Kodi Penal aktual është e kufizuar dhe se neni 121 parashikon ndërhyrjen në jetën private. "Kemi vetëm një dispozitë ligjore që dënon personin që ndërhyn në jetën private të dikujt duke regjistruar me zë dhe figurë. I vetmi nen që parashikon Kodi Penal është neni 121. Kjo kundravajtje penale ka marzhe dënimi shumë të ulëta. Maksimalja që shkon është 3 vjet burg. Për ata që e publikojnë ka një situatë akoma më të komplikuar. Në rradhë të parë duhet provbuar që ekziston një vepër penale dhe më pas të kuptohet nëse kanë nxjerrë të mira materiale” tha Peci, Dhe përgjegjësia nuk përfn domosdoshmërisht te personi që e publikon i pari. Sipas Ninit, edhe shpërndarja e materialit nga një telefon te tjetri mund të sjellë pasoja penale. "Edhe nëse e çon videon me ËhatsApp ke kryer vepër penale. Të gjitha këto procese penale zgjasin me vite, ndaj jemi përpara një situate ku ligjet i kemi, por që nuk ekzekutohen", tha Nini. Debati në Report TV u ndal edhe te një fenomen tjetër që ka shoqëruar publikimin e videove: shpërthimi i sulmeve dhe gjuhës denigruese ndaj grave që shfaqen në video. "Është sjellje shumë e rëndë e një mashkulli që nuk ka pyetur për të tjerët. Armiku më i madh i grave janë gratë. Gratë duhet të kuptojnë që nuk duhet të ndjekin axhendën e burrave. Edhe në këtë rast të këtyre videove po ndiqet axhenda e burrave që dominohet nga vulgariteti Është një rast i trishtueshëm dhe i rëndë por duhet të hapë një diskutim të thellë në Shqipëri. Përsëri burrat janë ata që vendosin se si duhet shmangur vëmendja nga zhvillimet politike", tha Ballauri. Për Zhaklin Lekatarin, çështja nuk duhet mbyllur si një histori rozë apo "skandal showbiz-i". Ajo kërkoi që të hetohet nëse videot mund të jenë përdorur për shantazh dhe nëse rasti mund të zbulojë marrëdhënie abuzive pushteti brenda industrisë së muzikës.Sipas saj, reagimi ndaj grave tregon gjithashtu standardin e dyfishtë me të cilin shoqëria trajton raste të tilla, ndaj për këtë arsye, e sheh edukimin seksual të shoqërisë si shumë të rëndësishëm. "A po përdoren këto video si shantazh apo janë një mënyrë për të zhvendosur vëmendjen nga siguria kombëtare. Plani tjetër është abuzimi që mund të ketë ndodhur në industrinë e muzikës nga një individ me peshë të rëndësishme në 20 vjeccarin. A ka një strukturë abuzuese që abuzon me djem dhe vajza, a ka pasur konflikte interesi duke krijuar rrugë preferenciale për një grup artistësh e duke sabotuar të tjerë. Është e rëndësishme që të flasim për etikën, moralin, besnikërinë, miratimin, tradhëtinë dhe atë që quajmë edukatë seksuale. Nuk jemi të habitur për voyerizmin dhe gjuhën e dhunës që na ndikon patriarkati që dënon më shumë gruan se burrin” tha Lekatari U.D/ReportTv.al zhaklin lekatari Elda Ballauri rei peci aldor nini videot intime te artisteve Komento Komente Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po 70.9% Jo 21.8% Nuk e di 7.3% Vota total: 2065 Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private?