Lajme Zone
KulturëReport TV

Java e përgjegjësive: Hëna e Re sjell ndryshime të forta – Çfarë kanë rezervuar yjet për secilën shenjë?


Parashikimi astrologjik për 12 shenjat e zodiakut, ditët më të favorshme të javës / Denisa Shyle zbulon surprizat për çdo shenjë!

Sipas astrologes Denisa Shyle, e ftuar në “Rreze Dielli” në Report Tv, kjo javë sjell një panoramë të ndryshueshme. Ndërsa në Shqipëri nuk priten më problematika të mëdha, në botë situatat e vështira do të vazhdojnë. Të shtunën kemi Hënën e Re, e cila sjell ndikime sfiduese, veçanërisht në raport me Saturnin, ndërsa drejtuesi i saj ndodhet në retrogradë. “Është një periudhë që na vendos përballë përgjegjësive dhe na kujton se ka ardhur momenti të “paguajmë faturat” për disa zgjedhje apo çështje të së kaluarës. Këto ndikime mund të ndihen jo vetëm në planin personal, por edhe në marrëdhëniet sociale e familjare”, theksoi Shyle. LEXO edhe...Ulliri, një “magji” për organizmin! Vaji i ullirit, por edhe gjethet mund të kombinohen në dhjetëra receta shëndeti! Prandaj, gjatë kësaj jave duhet të tregojmë më shumë kujdes në komunikim. Zgjidhni fjalë të thjeshta e të qarta dhe shmangni reagimet e nxituara! Sa më shumë të ulim keqkuptimet dhe tensionet e panevojshme, aq më shumë do të rrisim harmoninë dhe do ta kalojmë më lehtë këtë periudhë. DASHINjë javë me shumë përgjegjësi. Do të keni ndikime të rëndësishme si në punë, ashtu edhe në marrëdhëniet sentimentale. Të shtunën, Hëna e Re sjell mbylljen e një cikli të lodhshëm dhe hapjen e kapitujve të rinj. Keni shumë energji, ndaj kanalizojeni atë në mënyrën e duhur. Duke hartuar një program të mirë dhe duke vendosur prioritete, do të ndiheni më të motivuar dhe më të organizuar. DEMIFokusohuni te shëndeti dhe tregohuni të kujdesshëm që të mos konsumoni më shumë sesa ju nevojitet. Në punë, bëni kujdes, pasi mund të ketë disbalanca dhe problematika me kolegët. Komunikoni thjesht dhe qartë dhe shmangni përplasjet e panevojshme. BINJAKËTKeni shumë dyshime dhe prireni t’i shihni gjërat me sy kritik. Kjo mund t’ju lodhë në marrëdhëniet personale. Nëse jeni në një lidhje, do të keni një javë pozitive dhe mund të kaloni në një stad më të avancuar të marrëdhënies. Qëndroni larg rikthimeve që mund t’ju çojnë sërish në situata të së kaluarës. GAFORRJADo të përjetoni një ulje të energjisë deri të shtunën. Kujdesuni për veten dhe për mënyrën se si e menaxhoni energjinë tuaj. Këtë javë do të arrini t’i menaxhoni më mirë situatat, duke gjetur rrugëzgjidhje për problematikat që ju shqetësojnë. Kushtojini vëmendje shëndetit dhe mos e neglizhoni trupin tuaj. LUANIKeni shumë energji, të favorizuar nga Marsi dhe Jupiteri, por bëni kujdes të mos nxitoheni. Shmangni arrogancën, pasi ajo mund të sjellë pasoja në familje apo edhe në të ardhurat familjare. Ndikime shumë pozitive do të ketë në karrierë, por edhe në aspektin e udhëtimeve. Do të udhëtoni, do të argëtoheni dhe do të përjetoni momente të bukura. VIRGJËRESHANjë ndër javët tuaja më pozitive. Do të keni edhe një gjendje të mirë shëndetësore gjatë kësaj periudhe. Komunikimi duhet të jetë i balancuar, ndaj bëni kujdes me fjalët dhe shmangni keqkuptimet. Do të keni marrëveshje të reja dhe mundësi interesante që mund t’ju hapin rrugë të reja. PESHORJANdikime më të fuqishme do të shfaqen gjatë kësaj jave. Mund të keni pasur vështirësi në balancimin e gjërave, por kjo periudhë do t’ju sjellë një ekuilibër më të mirë. Do të arrini të kuptoni edhe disa nga dyshimet që keni ndjerë brenda vetes dhe do të shihni më qartë se ku duhet të fokusoheni. AKREPIJeni në një periudhë transformimi. Ecni më ngadalë dhe mos u nxitoni në marrjen e vendimeve. Fokusohuni te shëndeti dhe jeta e përditshme. Hiqni disa vese nga jeta juaj dhe përpiquni të krijoni një rutinë më të shëndetshme. Ndryshimet e vogla që bëni tani mund t’ju sjellin rezultate të rëndësishme në vazhdim. SHIGJETARINë këto momente keni disa dyshime, por Hëna e Re do t’ju ndihmojë të sqaroni shumë gjëra. Do të kuptoni më mirë se si të arrini qëllimet që i keni vendosur vetes. Analizoni situatat me qetësi. Në lidhjet sentimentale do të keni shumë më tepër mirëkuptim. Gjithashtu, do të keni mundësi të krijoni burime të reja materiale dhe të përmirësoni aspektin ekonomik. BRICJAPIKëtë javë mund ta keni pak më të vështirë si në punë, ashtu edhe në marrëdhënien me partnerin. Mund të ndiheni vazhdimisht të ngatërruar dhe të pavendosur. Përqendrohuni vetëm te gjërat më jetike dhe afatgjata. Bëhuni më praktikë dhe kini kujdes me shëndetin. Mund të gjeni mënyra dhe zgjidhje që do t’ju ndihmojnë të adresoni probleme afatgjata. UJORIEdhe pse jeni në një periudhë transformimi, mund të hasni disa probleme në punë. Mund të ndodheni në një pozicion që nuk është i përshtatshëm për ju, por do të keni mbështetjen e kolegëve. Ata mund t’ju ofrojnë një pozicion tjetër, më të përshtatshëm për ju dhe për aftësitë tuaja. PESHQITDo të mbyllni disa cikle të vështira, si çështje gjyqësore apo borxhe. Fokusohuni te shëndeti dhe përpiquni ta bëni jetën tuaj më praktike. Largoni nga jeta disa elemente problematike që ju kanë penguar të ecni përpara. Kjo periudhë mund t’ju sjellë më shumë stabilitet ekonomik dhe një ndjesi më të madhe sigurie. MC/ReportTv.al Rreze Dielli Intervista Denisa Shyle Horoskopi Astrologji Parashikimi javor Horoskopi javor Komento Komente Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po 70.9% Jo 21.8% Nuk e di 7.3% Vota total: 2065 Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private?