Lajme Zone
Deputetët e PD-së ne krye, nis protesta e thirrur para kryeministrisë, djegin tryezën e dialogut të kryeministrit Rama
PolitikëTop Channel

Deputetët e PD-së ne krye, nis protesta e thirrur para kryeministrisë, djegin tryezën e dialogut të kryeministrit Rama

Këtë të shtunë është paparalajmëruar protestë kombëtare para Kryeministrisë. Në bulevardin Dëshmorët e Kombit janë mbledhur disa deputetë të Partisë Demokratike dhe simpatizantë.

Këtë të shtunë është paparalajmëruar protestë kombëtare para Kryeministrisë. Në bulevardin Dëshmorët e Kombit janë mbledhur disa deputetë të Partisë Demokratike dhe simpatizantë. Ata nisën marshimin nga selia e PD drejt godinës së Kryeministrisë. Ndërkohë në krye janë Flamur Noka dhe Agron Gjekmarkaj.

Direkt pas mbërritjes para Kryeministrisë, mbështetësit e PD-së kanë djegur jastëkët e vendosura nga Rama në tryezën e dialogut.

Ndërkohë kjo e shtunë shënon ditën e 12-të të protestës studentore, ku për sot është thirrur për një tubim kombëtar në kryeqytet. Me këtë protestë janë solidarizuar pedagogë, mjekë dhe sindikata e biznesit të vogël, ndërsa pjesëmarrje pritet edhe nga studentët e rretheve.

Gjithashtu është bërë e ditur nga gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, se policia ka angazhuar rreth 2 mijë forca në terren për të garantuar sigurinë dhe parandaluar përshkallëzime. Top Channel