Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, priti sot në takim Ambasadoren e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, me të cilën diskutoi mbi forcimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe prioritetet e Shqipërisë në procesin e integrimit. Në fokus të bisedës ishte mbështetja e Bashkimit Europian për forcimin e kapaciteteve të Policisë së Shtetit, luftën kundër krimit të organizuar dhe rikuperimin e aseteve kriminale, si dhe për menaxhimin e kufijve dhe migracionit, në përputhje me standardet evropiane dhe kërkesat e Schengenit. LEXO edhe...Balla takon Raporterin e PE për Shqipërinë: Shqipëria në krye të vendeve aspirante për anëtarësim në BE Ministri Demo theksoi se, në këtë fazë të procesit të integrimit, objektivi është ndërtimi i institucioneve më të forta, forcimi i bashkëpunimit ndërinstitucional dhe ndërkombëtar, si dhe arritja e rezultateve konkrete, të matshme dhe të qëndrueshme. “Partneriteti me Bashkimin Europian do të vijojë të mbështesë reformat dhe avancimin e Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit”, u shpreh ministri Demo. Xh.K/ReportTv.al integrimi ne be Sofia Moreira de Sousa ervin demo BE Komento Komente Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik? Po 54.5% Jo 38.4% Disi 7.2% Vota total: 2712 Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik?

