Momente dramatike janë regjistruar në arenën e demave në Arles të Francës, ku një prej toreadorëve më të njohur u përball me një situatë që për pak mund të kishte përfunduar në tragjedi.
Gjatë eventit Feria du Riz, toreadori peruan Andrés Roca Rey, 29 vjeç, u sulmua nga demi Vicioso, një kafshë që peshonte rreth 540 kilogramë.
Situata u përshkallëzua brenda pak çastesh. Demi e goditi toreadorin, e ngriti nga toka dhe Roca Rey mbeti i bllokuar mes brirëve të tij. Kafsha më pas e tërhoqi dhe e zvarriti për disa sekonda nëpër arenë, ndërsa publiku ndiqte i tmerruar skenën.
Sipas përshkrimeve të incidentit, gjithçka zgjati më shumë se 10 sekonda, derisa rreth dhjetë persona hynë në arenë për të larguar demin.
Ata përdorën pelerinat për ta shpërqendruar dhe drejtuar kafshën në një tjetër pjesë të arenës, duke i krijuar mundësinë toreadorit të çlirohej nga brirët dhe të ngrihej.
Por ajo që habiti më shumë të pranishmit ishte ajo që ndodhi më pas.
Në vend që të largohej nga arena pas sulmit të rrezikshëm, 29-vjeçari u rikthye për të vazhduar përballjen me të njëjtin dem.Dhe fundi ishte triumfues për të. Roca Rey fitoi dy veshë dhe një bisht për përballjen me Vicioson, ndërsa në total gjatë asaj pasditeje siguroi tre veshë dhe një bisht. Sustazo en la corrida goyesca de Arles ????????Roca Rey fue atrapado de manera espeluznante por el quinto Jandilla. por suerte sin mayores consecuencias. (Personalmente creí que había sido atravesado por el pitón, me temía lo peor, ufff) pic.twitter.com/UGAsL8i2kE
— Andrés RP (@F_Anddres) September 13, 2026

