Lajme Zone
Triumfoi në Kupën e Botës, Federata Spanjolle shpërblen trajnerin Luis de La Fuente
SportJOQ Albania

Triumfoi në Kupën e Botës, Federata Spanjolle shpërblen trajnerin Luis de La Fuente

Luis de la Fuente është pranë rinovimit të kontratës me Federatën Spanjolle të Futbollit. Trajneri 65-vjeçar ka aktualisht një marrëveshje që skadon pas Kampionatit Europian të vitit 2028, por suksesi i fundit me “La Roja” pritet ta mbajë në detyrë edhe përtej këtij afati.

Sipas “The Athletic”, negociatat mes federatës dhe agjentit të teknikut, Álvaro Torres, kanë nisur rreth dy muaj më parë dhe tashmë janë në fazën përfundimtare. Marrëveshja e re pritet ta zgjasë bashkëpunimin deri në vitin 2030.

Që prej marrjes së drejtimit të kombëtares në dhjetor 2022, De la Fuente ka ndërtuar një epokë të jashtëzakonshme suksesi. Me Spanjën ai ka fituar Nations League në vitin 2023, Europianin e vitit 2024 dhe tashmë edhe Kupën e Botës, pas fitores në finalen dramatike ndaj Argjentinës pas kohës shtesë.

Ky sukses e ka vendosur Spanjën në një pozicion historik, duke e bërë të vetmin shtet që ka fituar Kupën e Botës si në futbollin e meshkujve, ashtu edhe në atë të femrave.

De la Fuente kishte ndërtuar më herët një karrierë të suksesshme edhe me ekipet e moshave të Spanjës. Ai fitoi Europianin U19 në vitin 2015, Europianin U21 në 2019 dhe mori medaljen e argjendtë në Lojërat Olimpike të Tokios në vitin 2021.

Nëse rinovimi finalizohet, trajneri do të ketë mundësinë të vazhdojë projektin e tij me një Spanjë që tashmë është kthyer në një prej superfuqive të futbollit botëror.