Lajme Zone
E nisi sezonin me befasi të mëdha, Ervin Skela drejt shkarkimit nga klubi i Ligue 1
SportReport TV

E nisi sezonin me befasi të mëdha, Ervin Skela drejt shkarkimit nga klubi i Ligue 1

Sezoni për Lens nisi me një trofe, pasi në mënyrë të befasishme mposhti Paris SG kampione evrope në Superkupën e Francës.

E nisi sezonin duke shkatuar shumë bujë, por ndryshime të rëndësishme priten të klubi i Lens në Francë ku ish-futbollisti i Kombëtares Ervin Skela mban postin e zëvendës trajnerit. Sipas “L’Equipe” kryesia e klubit ka vendosur të shkarkoja trajnerin Dino Toppmoller dhe stafin e tij pas vetëm 6 ndeshjesh në total. Arsyeja është se në 4 ndeshje në kampionat Lens ka fituar 1, barazuar 1 dhe humbur 2. LEXO edhe...GOLAT/ PSG has vështirësi këtë sezon, barazon 2-2 në fushën e Lille vetëm në shtesë Ende nuk ka një vendim zyrtar, por sipas këtij burimi ky kapitull është mbyllur. Toppmpoller, por edhe Sleka duhet të gjëjnë një klub të ri edhe pse e nisën sezonin duke befasuar jo pak. Lens fillimsht fitoi Superkupën e Francës, duke mposhtur 1-0 Paris SG, ndërsa një javë më parë debutoi në Champions League, duke fituar 2-3 në fushën e Slavia Prague-s. Lens, që sezonin e kaluar u rendit në vendin e dytë në Ligue 1, këtë sezon është e 10-ta pas 4 ndeshjeve të para. Ne.k./ReportTv.al ervin skela lens ligue 1 Komento Komente Sondazhi i ditës: Gjykata e Lartë la në burg Erion Veliajn, si e vlerësoni? Të drejtë 26.5% Të gabuar 67% Nuk e di 6.5% Vota total: 385 Sondazhi i ditës: Gjykata e Lartë la në burg Erion Veliajn, si e vlerësoni?