Lajme Zone
Zbardhet fatura, 4.1 milionë lekë për çdo ushtar shqiptar që do të shkojë në Gaza
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Zbardhet fatura, 4.1 milionë lekë për çdo ushtar shqiptar që do të shkojë në Gaza

Në komisionet parlamentare po miratohet me procedurë të përshpejtuar projektligji për pjesëmarrjen e Shqipërisë në operacionin ushtarak të Stabilitetit në Gaza. Vendi do të dërgojë maksimumi 40 ushtarakë, dhe kostoja për çdo mision 6 mujor arrin mesatarisht 1.7 milionë euro.

Socialistët dhe demokratët bashkuan votat në Komisionin e Ekonomisë dhe miratuan projektligjin për pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura në operacionin ushtarak të Forcës Ndërkombëtare të Stabilitetit, në Gaza. “Në operacion do të marrin pjesë deri në 40 efektivë të forcave të armatosur të Republikës së Shqipërisë. Detyrat e tyre do të përfshijnë mbështetjen e operacioneve të sigurisë dhe të stabilitetit, mbrojtjen e personelit dhe infrastrukturës së misionit, mbështetjen e operacione humanitare si dhe monitorimin dhe raportimin e situatës së sigurisë”, tha zëvendësministri i Mbrojtjes Enkelejdi Joti. LEXO edhe...Pagat e magjistratëve/ Mazhoranca drejt miratimit të rritjes sa 2% e pagës së Presidentit: Ruajmë balancën në buxhet! Opozita kundër: Situata prej arrogancës së Qeverisë Pjesëmarrja e trupave shqiptare do të shoqërohet edhe me kosto për buxhetin e shtetit. Të gjithë ushtarakët që do marrin pjesë në operacion krahas pagës së tyre mujore do të marrin edhe një pagesë ekstra si dhe do të jenë të mbuluar dhe nga sigurimet e nevojshme “Në terma financiar kostoja për një ushtarak mund të arrijë në një tur gjashtë mujor të tij në vlerën 4 milionë e 1 mijë lekë”, tha nënkoloneli Florenc Mihali. Praktikisht nëse në misionin paqeruajtës në Gaza do të angazhohen 40 ushtarakë për një periudhë 6 mujore kostoja në buxhet do të ishte mesatarisht 164 milionë lekë ose rreth 1.7 milionë euro. Por jo të gjithë do të shkojnë që në fillim “Do dërgohet një personel për tre-katër vetë që do shërbejnë në shtabin e komandës, e cila do krijojë kushtet dhe do koordinojë për të dërguar pjesën tjetër në mision. Nuk do përfshihemi në detyra luftarake, por thjesht në detyra humanitare”, tha kolonel Ernest Resulaj. Prania e trupave shqiptare në operacionin ushtarak në Gaza është pjesë e angazhimit të vendit në Bordin e Paqes, një nismë e presidentit amerikan Donald Trump. G.M./ReportTv.al bordi i paqes komisioni i ekonomise projektligji enkelejdi hoti florenc mihali ernest resulaj Komento Komente Sondazhi i ditës: Gjykata e Lartë la në burg Erion Veliajn, si e vlerësoni? Të drejtë 26.5% Të gabuar 67% Nuk e di 6.5% Vota total: 385 Sondazhi i ditës: Gjykata e Lartë la në burg Erion Veliajn, si e vlerësoni?