Lajme Zone
Stadiumet e finaleve të Champions-it! 'Allianz Arena' rikthehet pas 3 viteve, shpërblehet edhe 'Camp Nou'
SportReport TV

Stadiumet e finaleve të Champions-it! 'Allianz Arena' rikthehet pas 3 viteve, shpërblehet edhe 'Camp Nou'

Në mbledhjen e mbajtur sot nga UEFA u vendosën stadiumet organizatore për 2 vitet e ardhshme të 3 kompeticioneve evropiane.

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, i mbledhur këtë të martë në Selanik, vendosi që finalja e Superkupës në 2028 të zhvillohet në Astana Arena të Kazakistanit, ndërsa në 2027 në Johan Crujf Arena të Holandës. Sakaq finalja e Champions League në 2028 do të rikthehet në stadiumin e Bayern Munich, Allianz Arena. 3 vite pas finales Paris SG-Inter ku francezët fituan me rezultatin e thellë 5-0. Në 2029 finalja e Champions League do të zhvillohet në Camp Nou të Barcelonës. Stadium që aktualisht është në ndërtim, por që do të shpërblehet për investimin e bërë. LEXO edhe...Finalja e Superkupës së Evropës në Tiranë? Duka për Report TV: Për 2028 s’jemi kandidatë! Sot pritet vendimi i rëndësishëm për Kombëtaren Finalja e Europa League në 2028 do të zhvillohet në stadiumin kombëtar të Bukureshtit në Rumani, ndërsa në 2029 në stadiumin kombëtar të Serbisë në Beograd. Stadium që është në ndërtim dhe që do ketë një kapacitet prej 60 mijë spektatorësh. Ne.k./ReportTv.al champions league Allianz Arena camp nou uefa Komento Komente Sondazhi i ditës: Gjykata e Lartë la në burg Erion Veliajn, si e vlerësoni? Të drejtë 25.5% Të gabuar 68.8% Nuk e di 5.7% Vota total: 247 Sondazhi i ditës: Gjykata e Lartë la në burg Erion Veliajn, si e vlerësoni?