Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pranoi letër urimi për mandatin e ri qeverisës nga kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama. “Mandati juaj i ri qeverisës më ofron rastin e duhur t’ju përcjell urimet e mia më të përzemërta për sukses. Gjithashtu, e shfrytëzoj këtë mundësi për të riafirmuar gatishmërinë time dhe të qeverisë që unë drejtoj, për një bashkëpunim të gjithanshëm, në të gjitha nivelet dhe në të gjitha fushat, për të përshpejtuar hapat në rrugëtimin tonë sfidues drejtë ahtëpisë së përbashkët evropiane. Zbatimi sa më i plotë i marrëveshjeve të miratuara dhe shqyrtimi e angazhimi në projekte të reja, nga sektorët më të rëndësishëm e prioritarë, janë në dobi dhe do të përmirësojnë e pasurojnë më tej jetën e qytetarëve tanë”, shkroi mes tjerash kryeministri Rama. LEXO edhe...Te ‘Qemal Stafa’ kërkohet dorëheqja e Ramës! Balla: Kukullat e bufit Sali përdorën një video nga shkolla në Mal të Zi për të mashtruar opinionin (VIDEO) Duke uruar përparim të gjithanshëm të Republikës së Kosovës, kryeministri Rama ftoi kryeministrin Kurti për vizitë në Republikën e Shqipërisë. lajm ne perditesim... Xh.K/ReportTv.al kosove Albin Kurti edi rama Komento Komente Sondazhi i ditës: Gjykata e Lartë la në burg Erion Veliajn, si e vlerësoni? Të drejtë 25.5% Të gabuar 68.8% Nuk e di 5.7% Vota total: 247 Sondazhi i ditës: Gjykata e Lartë la në burg Erion Veliajn, si e vlerësoni?
