Kompania rezulton e lidhur me ngarkesën tregtare që transportohej në kontejnerin ku u zbulua kokaina... Detaje të reja kanë dalë në dritë nga operacioni i zhvilluar në Portin e Durrësit, ku Policia sekuestroi 41 kilogramë e 350 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë.
Droga u zbulua gjatë kontrollit të një kontejneri me origjinë nga Brazili, i cili sipas dokumentacionit shoqërues transportonte mish pule. Gjatë kontrollit, efektivët gjetën 37 paketime me lëndë të dyshuar narkotike, të fshehura në kapakët e jashtëm të kontejnerit. Vlera e kokainës së sekuestruar përllogaritet në rreth 2 milionë euro.
Sipas raportimit të 'MCN', kompania që kishte porositur ngarkesën me mish pule është “AMG Food”, me administrator/pronar Arben Goxhaj.
Kompania rezulton e lidhur me ngarkesën tregtare që transportohej në kontejnerin ku u zbulua kokaina. Megjithatë, në këtë fazë nuk ka të dhëna zyrtare që provojnë se kompania apo përfaqësuesit e saj kishin dijeni për lëndën narkotike të fshehur në kontejner. Sekuestrohen 2 mln euro kokainë në Portin e Durrësit, ishte fshehur mes mishit të pulës nga Brazili
14 Shtator, 13:06 Hetimet e Policisë dhe Prokurorisë pritet të përcaktojnë personat përgjegjës për trafikimin, si dhe nëse porositësit e ngarkesës apo persona të tjerë të përfshirë në zinxhirin e transportit kishin dijeni për drogën.
Gjithashtu hetimet pritet të zbardhin itinerarin e plotë të kontejnerit, mënyrën se si është futur droga në të dhe personat që qëndrojnë pas ngarkesës së kokainës. Detaje/ Kokaina nga Brazili drejt Tiranës, 6 ditë nën vëzhgim; identifikohen 4 personat që prisnin ngarkesën
14 Shtator, 13:41 Emri i “AMG Food” ishte përmendur edhe në një tjetër çështje në mars të vitit 2025, këtë herë të lidhur me sigurinë ushqimore.
Më 11 mars 2025, në Portin e Durrësit u kontrollua një ngarkesë prej 18.3 tonësh mish pule e importuar nga Brazili, për të cilën analizat e Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare (ISUV) konfirmuan praninë e bakterit Salmonella. Sipas të dhënave të bëra publike për rastin, vetëm rreth 5.2 tonë u bllokuan, ndërsa pretendohet se rreth 13.1 tonë të tjerë kishin dalë në treg. Ngarkesa lidhej me kompaninë AMG FOOD (diMal sh.p.k.), ndërsa rasti ngriti pikëpyetje mbi kontrollet dhe mënyrën e administrimit të produkteve pas rezultateve të analizave. SKANDAL/ 'AMG FOOD' futi në treg pulën me salmonelë, mafiozi Mondi Goxha mori 4 mln euro nga fondet e IPARD
28 Mars, 19:01 Çështja mori vëmendje edhe për faktin se AMG FOOD kishte qenë përfituese e mbështetjes nga programi IPARD, në kuadër të investimeve për sektorin e përpunimit të mishit dhe rritjen e standardeve të sigurisë ushqimore. Pas publikimit të rastit, hetimet u përqendruan te përgjegjësitë për importimin dhe shpërndarjen e ngarkesës dhe te mënyra se si një pjesë e mishit dyshohet se përfi në treg pavarësisht kontaminimit të konstatuar. Mondi Goxha i “di Mal”, edhe 30 ton fileto pule nga Brazili; me letra false në emër të kompanisë “MAG.N.G”
10 Prill, 13:30 Rasti u pasua me një tjetër skandal, ku më 8 prill 2025 në Portin e Durrësit kishte mbërritur një tjetër ngarkesë prej rreth 30 tonësh fileto pule nga Brazili, e cila i përkiste të njëjtës parti produkti me një ngarkesë të mëparshme. Por dokumentacioni tregtar ishte ndryshuar duke zëvendësuar emrin e kompanisë “AMG FOOD” me “MAG.N.G”, një tjetër subjekt i lidhur me Goxhën.
Po në prill të vitit 2025, Arben Goxhaj, i lidhur me “AMG Food”, u ndalua pasi ishte shpallur në kërkim në kuadër të hetimeve për çështjen e mishit të pulës me salmonelë. Ai dhe persona të tjerë u hetuan në lidhje me këtë rast.
Më shumë se një vit pas këtij episodi, kompania del sërish në vëmendje të autoriteteve, këtë herë pasi kokaina u gjet në kontejnerin me ngarkesën e porositur prej saj.amg food arben gonxhaj 51af7f0c b4a4 4d1b b203 2e180f91b241 900 0 1744284600xmondi 441 Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Resorti i Bashkim Ulajt në Rrjoll, aktivistja Kokaj: Kanë nisur themelet e objekteve, po ndërtohet në tokat që na janë vjedhur ne! 14 Shtator 2026, 20:0320:03Aktualitet Efektivi goditi me grusht protestuesin, e moshuara: A kanë vëllezër dhe familje? Turp! 14 Shtator 2026, 19:4419:44Aktualitet “Nafta si në Londër, rrogat si në mjerim”/ Qytetarët nisin protestën e 107-të para Kryeministrisë 14 Shtator 2026, 19:2019:20Aktualitet “Rama i shtrydh ministrat si limoni mbi peshk dhe i flak”, aktivisti: Protesta ka nevojë për drejtues, tren pa lokomotivë nuk ka 14 Shtator 2026, 18:1218:12Aktualitet Lala kundër rregullores së re të GJKKO: Po bunkerizohet gjykata në një kohë kur po gjykohen figura të politikës 14 Shtator 2026, 15:3515:35Aktualitet SPAK shton sekuestrimet, AAPSK merr nën administrim mbi 35 miliardë lekë pasuri 14 Shtator 2026, 15:1315:13Aktualitet

