Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“”KAYO”, skemë njësoj si ajo e Gërdecit”/ Erl Murati: Ne nuk prodhojmë dot një brisk rroje, jo më armë


Analisti dhe gazetari Erl Murati ka komentuar çështjen e kompanisë KAYO dhe aktivitetin e saj në fushën e armëve, gjatë emisionit “Minuta e Parë” në News24 me moderatoren Ola Bruko. Murati ngriti dyshime mbi mënyrën e funksionimit të kësaj skeme, duke e krahasuar me praktikat që, sipas tij, janë përdorur në periudhën e Gërdecit.

Analisti dhe gazetari Erl Murati ka komentuar çështjen e kompanisë KAYO dhe aktivitetin e saj në fushën e armëve, gjatë emisionit “Minuta e Parë” në News24 me moderatoren Ola Bruko. Murati ngriti dyshime mbi mënyrën e funksionimit të kësaj skeme, duke e krahasuar me praktikat që, sipas tij, janë përdorur në periudhën e Gërdecit. Murati tha se Shqipëria nuk ka kapacitete për të prodhuar armë dhe se, sipas tij, bëhet fjalë për produkte që vijnë nga jashtë dhe më pas dërgohen drejt vendeve ku ka konflikte. “Na vijnë nga Afrika dhe për t’i dërguar pastaj në vendet e konfliktit, dhe kjo jashtë rregullave të shtetit shqiptar, jashtë vëmendjes së NATO-s”, u shpreh ai. Sipas Muratit, fakti që janë përfshirë disa kompani në këtë proces shton dyshimet për mënyrën se si funksionon aktiviteti. Ai ngriti pyetjen se përse do të nevojitej krijimi i rreth 10 kompanive të tjera nëse bëhet fjalë thjesht për një aktivitet të ligjshëm tregtar. Ai e krahasoi situatën me atë të Gërdecit, duke thënë se edhe atëherë armët dhe municionet ripaketoheshin dhe se për këtë arsye, sipas tij, duhet parë me vëmendje mënyra se si kryhen këto transaksione. “Na vijnë nga Afrika dhe për t’i dërguar pastaj në vendet e konfliktit, dhe kjo jashtë rregullave të shtetit shqiptar, jashtë vëmendjes së NATO-s.

Po kjo, i hedh benzinë zjarrit dhe kjo e shton dyshimin, sepse në fund të fundit, atëherë po them kështu: ç’nevojë kishte për të bërë 10 kompani, në qoftë se ne thjesht do bëjmë, ta zëmë, se ne bëjmë tregti të ligjshme dhe nuk bëjmë trafik?

Pra marrim disa armë, i ripaketojmë, siç bëhej në kohën e Gërdecit, që edhe kjo ka dyshimet e veta. Ripaketimi bëhet për një arsye. Po ta zëmë se është tregti e ligjshme, atëherë pse nevoja e 10 kompanive të tjera për të bërë? Unë dyshoj që kjo është një skemë. Dyshoj gjithmonë që është një skemë, njësoj siç është përdorur në vitin e largët 2008, në kohën kur ndodhi tragjedia e Gërdecit, që MIEO, si kompani shtetërore e prodhimit dhe tregtimit të armëve, njëjtë siç ka ajo tani, lidhte marrëveshje të dyshimta me brokerë, me sekserë, me individë ose me kompani të huaja, vetëm për të ndryshuar artificialisht çmimin e fishekëve që shiste, që nxirrte nga magazinat shqiptare, ose për të bërë transaksione të dyshimta, që më pas u vërtetuan dhe njerëz janë dënuar për atë çështje, për trafikun e armëve fill pas Gërdecit. Pra, dyshoj që e njëjta skemë po ndodh tani dhe jam legjitim në dyshimin tim unë, por edhe një pjesë e opinionit publik, por edhe faktorë të tjerë, sepse këtu kemi mungesë transparence dhe kjo nuk mund të fshihet pas, po themi, alibisë që këtu kemi të bëjmë me çështje të sigurisë dhe të mbrojtjes, për sa kohë ne ende as nuk prodhojmë dhe as, po themi, bëjmë asgjë në këtë pikë. Këtu bëhet fjalë thjesht për tregti.

Nëse është trafik, trafik, ose tregti, këtu bën mirë, me sa di, që Prokuroria e Posaçme ka hapur një hetim dhe bën mirë t’i shkojë deri në fund të kësaj situate. Por minimalisht, minimalisht duhet një transparencë, në mos nga vetë Ron Yeffet për të thënë kush është, minimalisht nga qeveria për të thënë që, nëse ka zgjedhur këtë partner, këtë magjistar biznesi, ta zëmë se ky do t’i bëjë mirë Shqipërisë dhe është futur në sektorë të ndryshëm, që nga nafta, te infrastruktura rrugore, te gazi, te armët, ta zëmë se është një magjistar biznesi dhe do t’i bëjë mirë Shqipërisë ky, atëherë duhet, ka nevojë për transparencë dhe duhet thënë nga autoritetet shtetërore, qeveritare, konkretisht çfarë të mire i sjell qeverisë ky individ ose kompanitë që ka pas tij.

Për sa kohë nuk flitet dhe nuk ka transparencë, çdo akuzë e Arben Ahmetajt, qoftë kushdo personi që e bën këtë akuzë, sepse në fund të fundit ai ka vetë akuza për korrupsion, por ai është i brendshëm dhe i njeh mirë gjërat, tregon që këtu kemi të bëjmë me paligjshmëri dhe pastaj transparenca mund të kërkohet vetë.

Nuk dua të hyj në teknikalitete. Këto janë biseda që duhet parë konteksti, por i takon prokurorisë.

Pra, ne nuk, domethënë, duke qenë se ne kemi heshtje si nga qeveria, si nga Roni Yeffet, kjo është e dukshme tani që këtu ka të bëjë, domethënë po ndodh diçka që duhet të fshihet dhe po fshihet. Atëherë i takon qeverisë, më falni, i takon organeve të drejtësisë, i takon qeverisë të reagojë patjetër, i takon dhe qeverisë. Qeverinë e përjashtova, duke qenë se s’ka folur gjithë këto kohë, pra nuk as nuk ka tentuar të shfaqet, e përjashtova në një farë mënyre. Vetë akuzohen, pra edhe Roni, edhe qeveria.

Duke mos folur, vetë akuzohen. Atë që thashë në fillim të narrativës, por tani mbetet shpresa në një farë mënyre është vetë te drejtësia, e cila duhet të bëjë transparencën dhe duhet penalizuar.”, tha Murati. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Murati