Lajme Zone
“Dëme të konsiderueshme në infrastrukturë”/ Zelensky: Rusia sulmoi 16 rajone të Ukrainës me rreth 1,900 dronë brenda një jave
BotëBalkanWeb

“Dëme të konsiderueshme në infrastrukturë”/ Zelensky: Rusia sulmoi 16 rajone të Ukrainës me rreth 1,900 dronë brenda një jave

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se forcat ruse kanë ndërmarrë një valë të gjerë sulmesh ajrore gjatë javës së fundit, duke goditur 16 rajone të vendit me rreth 1,900 dronë, afro 1,600 bomba ajrore dhe 144 raketa të llojeve të ndryshme, përfshirë raketa balistike.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se forcat ruse kanë ndërmarrë një valë të gjerë sulmesh ajrore gjatë javës së fundit, duke goditur 16 rajone të vendit me rreth 1,900 dronë, afro 1,600 bomba ajrore dhe 144 raketa të llojeve të ndryshme, përfshirë raketa balistike. Në një reagim të publikuar në platformën X, Zelensky tha se sulmet kanë shkaktuar viktima dhe dëme të konsiderueshme në infrastrukturën civile. “Sot u hodhën bomba në Sumy. Në Brovary, një person humbi jetën dhe gjashtë të tjerë u plagosën nga një sulm me dron. Shpreh ngushëllimet e mia për familjet e viktimave. Kharkivi dhe rajoni i Kharkivit vazhdojnë të jenë nën sulme të pandërprera. Gjatë natës, Rusia goditi gjithashtu rajonet e Odesës, Zaporizhias dhe Dnipropetrovskut,” shkroi presidenti ukrainas. Sipas tij, gjatë javës janë dëmtuar mbi 1,500 ndërtesa, mes tyre qindra banesa civile.

Zelensky theksoi gjithashtu se një numër i madh kompanish ruse vazhdojnë të mbështesin kapacitetin ushtarak të Moskës, duke prodhuar komponentë për dronë, raketa dhe bomba ajrore të drejtuara, të cilat përdoren në sulmet ndaj Ukrainës. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Volodymir Zelensky