Lajme Zone
Mbi 20 zona në vend në alarm nga i nxehti/ Koreja e Jugut regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 42.5°C
BotëBalkanWeb

Mbi 20 zona në vend në alarm nga i nxehti/ Koreja e Jugut regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 42.5°C

Koreja e Jugut ka regjistruar temperaturën më të lartë që prej nisjes së matjeve meteorologjike në vitin 1904. Në qytetin Yangsan, në juglindje të vendit, temperaturat arritën në 42.5°C, njoftoi Agjencia Meteorologjike Koreane (KMA). Sipas KMA-së, temperatura rekord u regjistrua në orën 13:26 sipas kohës lokale. Yangsan, qytet pranë portit të Busanit, ka përjetuar për pesë ditë radhazi temperatura mbi 40°C.

Koreja e Jugut ka regjistruar temperaturën më të lartë që prej nisjes së matjeve meteorologjike në vitin 1904. Në qytetin Yangsan, në juglindje të vendit, temperaturat arritën në 42.5°C, njoftoi Agjencia Meteorologjike Koreane (KMA). Sipas KMA-së, temperatura rekord u regjistrua në orën 13:26 sipas kohës lokale. Yangsan, qytet pranë portit të Busanit, ka përjetuar për pesë ditë radhazi temperatura mbi 40°C. Rekordi i ri vjen në një periudhë me valë të forta të nxehti që kanë përfshirë pjesën më të madhe të territorit të Koresë së Jugut, duke detyruar autoritetet të aktivizojnë paralajmërime ekstreme për miliona banorë. Më shumë se 20 zona të vendit janë aktualisht nën alarm maksimal për temperatura të larta, ndërsa rreth 157 qytete janë në gjendje gatishmërie për valë të nxehti. Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të shmangin aktivitetet në natyrë, përfshirë punën fizike dhe aktivitetet sportive, gjatë orëve me temperaturat më të larta. Ky nivel maksimal alarmi për valët e të nxehtit është krijuar këtë vit për të përballuar ngjarjet ekstreme të motit të lidhura me ndryshimet klimatike dhe u aktivizua për herë të parë më 12 korrik. Sipas sistemit të ri, alarmi maksimal vendoset kur temperaturat e ndjera arrijnë të paktën 35°C për dy ditë radhazi dhe parashikohen temperatura mbi 39°C në ditët pasuese.

Agjencia Meteorologjike Koreane ka paralajmëruar se valët e të nxehtit janë bërë më të shpeshta. Numri mesatar vjetor i ditëve me temperatura ekstreme është rritur nga rreth 8 ditë në vit gjatë viteve 1970, në rreth 19 ditë në vit gjatë pesë viteve të fundit. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Koreja e Jugut Temperatura të larta