Lajme Zone
Zjarret jashtë kontrollit në Greqi/ Gazetari i Top Channel në zonën e rrezikut, flakët përfshijnë edhe banesat
BotëTop Channel

Zjarret jashtë kontrollit në Greqi/ Gazetari i Top Channel në zonën e rrezikut, flakët përfshijnë edhe banesat

Disa zona në Greqi janë përfshirë nga flakët ndërsa autoritetet kanë urdhëruar evakuimin e mijëra njerëzve, përfshirë edhe turistë.

Disa zona në Greqi janë përfshirë nga flakët ndërsa autoritetet kanë urdhëruar evakuimin e mijëra njerëzve, përfshirë edhe turistë. Gazetari i Top Channel, Artur Bibe, e ka ndjekur nga afër këtë situatë në zonën e Megaras.

Në raportimin e tij minutë pas minute, ai ka bërë me dije se flakët vijojnë të jenë jashtë kontrollit, teksa tashmë kanë filluar të përfshijnë edhe banesat e zonës. Forca të shumta zjarrfikëse, por edhe banorë të zonës janë në terren, për të bërë të mundur neutralizimin e zjarrit. Gjithashtu, në ndihmë kanë ardhur edhe helikopterët, të cilët hedhin ujë drejt flakëve për të mundësuar shuarjen e tyre. Zjarret gjithashtu janë përhapur edhe në zonën e Atikës Perëndimore. Sipas mediave greke, një total prej 496 zjarrfikësish po operojnë në këtë zonë me 22 grupe njësish, vullnetarë dhe 134 automjete zjarrëfikëse. Top Channel