Iris Ago, Suzana Hoxha dhe Delina Ibrahimi / Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, me tenderin e Jonaid Myzyrit, bleu 3 fuoristrada për 18.9 milionë lekë; 1 makinë për vete, 1 për Sekretaren e Përgjithshme Suzana Hoxha dhe 1 për Drejtoreshën e Kabinetit Iris Ago. Makinat u blenë te 'Mektrin Motors' e bashkëshortit të kryebashkiakes së Durrësit, Emiriana Sako, një 'pasqyrë' e luksit të administratës. 'Vaji ndër Lakra', thotë populli... Në takimin e ditës së hënë me ministrat dhe drejtorët qendrorë në Pogradec, kryeministri Edi Rama mbajti dhe "leksione transparence e ndershmërie" për luftën kundër korrupsionit me tenderët, duke aktruar sikur nuk e di që pazaret dhe vjedhjet i bëjnë ministrat e drejtorët me bekimin e tij.
P.sh., Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, udhëtimin nga resorti në Qeparo, ku ishte me pushime, deri në takimin qeveritar në Pogradec, e bëri me njërën nga 3 makinat zyrtare që ka në përdorim.
Ndërsa punën në muajin shtator, ministrja Delina Ibrahimaj do ta fillojë edhe me 1 makinë të re zyrtare, të blerë me tenderin e zhvilluar nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara, që është strukturë në vartësi të saj.
Drejtori i Operatorit të Tenderëve, Jonaid Myzyri, ka njoftuar në Buletinin e Prokurimeve Publike të datës 24 gusht 2026 se ka kryer procedurën me objekt: "Blerje automjete për nevoja të Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit." Sipas të dhënave, janë blerë 3 makina të reja fuoristrada "për nevoja të ngutëshme" të Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit, me vlerë totale 18, 900,000 lekë të reja, ose 6,300,000 lekë të reja secila.
Në objektin e tenderit thuhet se 3 fuoristradat u blenë për administratën e ministrisë, por faktikisht, ministrja Delina Ibrahimaj, 1 nga këto makina e ka mbajtur për vete; 1 ia ka dhënë Sekretares së Përgjithshme, Suzana Hoxha, ndërsa 1 makinë ia ka dhënë Drejtoreshës së Kabinetit, Iris Ago.
Të dyja këto shefe kanë qenë vartëse të Delina Ibrahimajt kur ishte Drejtoreshë e Përgjithshme e Tatimeve, ministre e Financave dhe ministre e Sipërmarrjes, ndërsa tani ajo i ka marrë përsëri me vete dhe u ka dhënë poste të larta në Ministrinë e Ekonomisë dhe Inovacionit.
Se çfarë pazari është bërë me vlerat e makinave, këtë e di ministrja Delina Ibrahimaj, Sekretarja e Përgjithshme, Suzana Hoxha dhe vartësi i tyre Drejtori i Operatorit të Tenderëve, Jonaid Myzyri; por sipas dokumentit, makinat janë blerë te kompania "Mektrin Motors" e bashkëshortit të kryebashkiakes së Durrësit, Emiriana Sako.
Kjo është "Pasqyra" e luksit të ministrave dhe shefave të administratës, e krijuar nëpërmjet miliona lekëve të shtetit, që ua japin familjarëve të pushtetarëve me të cilët ndajnë pjesët, në rastin konkret, bashkëshortit të kryebashkiakes së Durrësit, Emiriana Sako./Pamfletiiris ago suzana hoxha delina ibrahimi makina luksoze Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: Si paraqitet situata dhe ku janë zonat më problematike 25 Gusht 2026, 09:3309:33Aktualitet Trafik i rënduar në Rrugën e Kombit, radhë kilometrike nga fluksi i lartë i automjeteve 25 Gusht 2026, 09:2309:23Aktualitet Copernicus: Shqipëria përfshihet në verën përvëluese, Europa Perëndimore "thyen" rekordin e temperaturave 25 Gusht 2026, 08:0108:01Aktualitet “Sovjetikët kanë vendosur katër baza detare, një në ishullin e Sazanit…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s, për praninë ruse në Shqipëri 25 Gusht 2026, 07:2907:29Aktualitet Temperatura të larta, njihuni me parashikimin e motit për sot 25 Gusht 2026, 07:1307:13Aktualitet Mbyllet protesta e 86-të kundër Ramës, qytetarët nuk tërhiqen: Nesër më shumë! 24 Gusht 2026, 22:2722:27Aktualitet

