Lajme Zone
Del FOTO e portugezit 20-vjeçar që u vra në Ksamil
PolitikëPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

Del FOTO e portugezit 20-vjeçar që u vra në Ksamil

Ky është turisti 20-vjeçar nga Portugalia, Luis Miguel Varela Mendes, i cili u vra me thikë në Ksamil në orët e para të mëngjesit të 18 gushtit. I riu kishte ardhur në Shqipëri për pushime së bashku me një grup miqsh, por nuk do të kthehej më në vendin e tij. Trupi i tij u gjet rreth orës 05:15 pranë resortit “Principote”, pas një konflikti që dyshohet se nisi pas një feste. Sipas të dhënave të de

Ky është turisti 20-vjeçar nga Portugalia, Luis Miguel Varela Mendes, i cili u vra me thikë në Ksamil në orët e para të mëngjesit të 18 gushtit. I riu kishte ardhur në Shqipëri për pushime së bashku me një grup miqsh, por nuk do të kthehej më në vendin e tij. Trupi i tij u gjet rreth orës 05:15 pranë resortit “Principote”, pas një konflikti që dyshohet se nisi pas një feste. Sipas të dhënave të deritanishme, 20-vjeçari është goditur disa herë me thikë në shpinë dhe kraharor, duke humbur jetën në vend.

Në pranga si autor i dyshuar ka rënë 29-vjeçari Sokrat Vata, i cili punonte si roje plazhi në resort. Pas vrasjes, ai dyshohet se tentoi të largohej nga zona, por u arrestua në Levan të Fierit, ku po fshihej në bagazhin e një automjeti.

Hetimet kanë nxjerrë në pah edhe të kaluarën kriminale të 29-vjeçarit në Britaninë e Madhe, ku më herët është dënuar për trafik droge.

Policia ka arrestuar dhe shoqëruar edhe persona të tjerë në kuadër të hetimit, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të konfliktit që i mori jetën turistit portugez. Kur rojet e shtetit bëhen roje lokalesh, çfarë thotë ligji për policët që punojnë si bodyguardë

19 Gusht, 18:42 Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm