U përmbyll sot mbledhja dy-ditore e kryeministrit Rama me qeverinë dhe Partinë Socialiste në Pogradec. Një seri diskutimesh me socialistëve, vendimesh dhe ultimatumesh të dhëna nga kreu i socialistëve. Por, mes socialistëve të devotshëm, ka piskatur edhe një qytetar i cili për mediat ka folur me zell e emocion për takimin e tij me Ramën. I ardhur nga Greqia posaçërisht për të takuar kryeministrin, qytetari foli për mediat tejet i lumtur.
“Vajta e përqafova kryeministrit, na priti shumë mirë. Ato problemet që kishim neve do na i zgjidhë. Kërkesa ime ishte për shtëpinë në Yzberisht të Tiranës”, është shprehur ai.
Madje, ai shkoi deri tek akti sublim: i gatshëm të vdesë pas takimit me Ramën.
“A je i lumtur? A ja vlejti ë erdhe nga Greqia?”, e pyeti gazetari. “E pashë atë njëherë. Ka mbaruar për mua. Tani le të vdes. Shyqyr që e pashë njëherë. Në televizor e kam parë. Zoti e bekoftë”, është shprehur qytetari. View this post on Instagram A post shared by Xhensil Shkëmbi (@xhensil.shkembi) Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm

