Lajme Zone
ÇIM PEKA LIVE/ 'Dinjiteti' që sfidoi 'Perandorinë'. Ekskluzive nga USA me Sali Berishën
PolitikëSyri

ÇIM PEKA LIVE/ 'Dinjiteti' që sfidoi 'Perandorinë'. Ekskluzive nga USA me Sali Berishën

Banorët e lagjes ‘Lange’ në fshatin Fushë Buall në Elbasan vuajnë mungesën e ujit të pijshëm. Situata është vështirësuar ndjeshëm për 92 familje, që pas ndërtimit të hidrocentralit në zonë, punimet e të cilit kanë devijuar burimet ujore. Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme për zgjidhjen e situatës, ndërkohë që në mbështetje të tyre ka shkuar edhe anëtarja e opozitës në këshillin Bashkiak Elbasan, Bjanka Çopja

Banorët e lagjes ‘Lange’ në fshatin Fushë Buall në Elbasan vuajnë mungesën e ujit të pijshëm. Situata është vështirësuar ndjeshëm për 92 familje, që pas ndërtimit të hidrocentralit në zonë, punimet e të cilit kanë devijuar burimet ujore. Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme për zgjidhjen e situatës, ndërkohë që në mbështetje të tyre ka shkuar edhe anëtarja e opozitës në këshillin Bashkiak Elbasan, Bjanka Çopja Syri tvLexo edhe:Parashikimi i horoskopit 10 shtator, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot 92 familje ne lagjen Lange te fshatit Fushe Buall në Elbasan, prej tre muajsh vuajnë mungesën e furnizimit me ujë te pijshëm. Shkak për ketë sipas banorëve janë bërë punimet për hidrocentralin, çka ka sjellë devijimin e burimeve ujore. Sipas tyre, që prej ndërtimit te hidrocentralit këto problematika janë të vazhdueshme duke ia vështirësuar jetesën dhe duke i detyruar te largohen nga vendi. Kryeplaku i fshatit shprehet se i është drejtuar institucioneve përkatëse me shkresa zyrtare por deri tani si përgjigje ka mare vetëm justifikime e asnjë zgjidhje konkrete, ndërsa e ka cilësuar situatën si skandaloze Situatën e ka ndjekur nga afër edhe Bjanka Çopja, Anëtarja e opozitës në këshillin bashkiak Elbasan, e cila i ka bërë thirrje bashkisë dhe instancave përkatëse të marrin masa te menjëhershme. Për të përballuar situatën, banorët detyrohen që ujin e pijshëm ta blejnë ose ta sigurojnë në burimet e fshatrave përreth. Në lidhje me situatën, banorët kanë firmosur edhe një peticion, ku kërkojnë zgjidhje të menjëhershme të këtij problemi.