Lajme Zone
Champions League/ Rikthehet spektakli i futbollit europian! Spikasin Atletico-United dhe Galatasaray-Barcelona, në fushë edhe Interi e Bayerni
SportTop Channel

Champions League/ Rikthehet spektakli i futbollit europian! Spikasin Atletico-United dhe Galatasaray-Barcelona, në fushë edhe Interi e Bayerni

Champions League rikthehet këtë të martë me një mbrëmje të mbushur me përballje të forta dhe emra të mëdhenj të futbollit europian.

Champions League rikthehet këtë të martë me një mbrëmje të mbushur me përballje të forta dhe emra të mëdhenj të futbollit europian. Vëmendja kryesore shkon te dueli mes Atlético Madridit dhe Manchester United, si dhe te sfida Galatasaray-Barcelona, ndërsa në fushë zbresin edhe Interi dhe Bayern Munich.

Një nga sfidat më tërheqëse pritet të jetë ajo mes Atlético Madridit dhe Manchester United, ku dy skuadra me traditë në arenën europiane do të kërkojnë një rezultat pozitiv. Përballja premton rivalitet dhe intensitet, me të dyja ekipet që synojnë të marrin pikë të rëndësishme në këtë fazë të kompeticionit.

Interes të madh zgjon edhe dueli Galatasaray-Barcelona. Skuadra turke do të kërkojë të shfrytëzojë avantazhin e fushës dhe atmosferën e zjarrtë në Stamboll, ndërsa katalanasit synojnë të konfirmojnë ambiciet e tyre europiane.

Në të njëjtën orë, Interi pret Club Brugge, në një tjetër test të rëndësishëm për zikaltërit, ndërsa Bayern Munich udhëton në Norvegji për t’u përballur me Vikingun.

Në program është edhe sfida Arsenal-Lille, krahas përballjeve të tjera që plotësojnë një mbrëmje të ngjeshur futbolli.

Ndeshjet:

18:45 Lens – Sporting CP

18:45 Sabah – Slavia Prague

21:00 Atlético Madrid – Manchester United

21:00 Galatasaray – Barcelona

21:00 Inter – Club Brugge

21:00 Viking – Bayern Munich

21:00 Arsenal – Lille

21:00 RB Leipzig – PSV Eindhoven

21:00 Villarreal – Napoli Top Channel