Lajme Zone
I morën 200 mijë lekë qytetarit në këmbim të mosndëshkimit me gjobë, arrestohen nga AMP dy punonjësit e policisë
PolitikëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

I morën 200 mijë lekë qytetarit në këmbim të mosndëshkimit me gjobë, arrestohen nga AMP dy punonjësit e policisë

Dy punonjës policie të Komisariatit nr. 4 në Tiranë janë arrestuar në flagrancë nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pasi dyshohet se i kanë kërkuar dhe marrë një qytetari 20 mijë lekë për të mos e ndëshkuar për një shkelje rrugore.

Dy punonjës policie të Komisariatit nr. 4 në Tiranë janë arrestuar në flagrancë nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pasi dyshohet se i kanë kërkuar dhe marrë një qytetari 20 mijë lekë për të mos e ndëshkuar për një shkelje rrugore. Hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë dy efektivë policie, të dy me gradën inspektor, të cilët shërbenin në Patrullën e Përgjithshme pranë Komisariatit të Policisë nr. 4 në Tiranë.

Sipas njoftimit zyrtar të AMP-së, dy punonjësit, të identifikuar me inicialet A. S., 20 vjeç, dhe Xh. F., 23 vjeç, dyshohen për veprat penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimit të detyrës”, kryer në bashkëpunim.

Sipas AMP-së, hetimi ka nisur pas kallëzimit të një qytetari. Nga veprimet hetimore të kryera nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, dyshohet se efektivët i kanë kërkuar dhe marrë qytetarit shumën prej 20 mijë lekësh, në këmbim të mosndëshkimit për një shkelje rrugore.

Autoritetet po vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të rastit dhe identifikimin e personave të tjerë që mund të kenë qenë të përfshirë.

AMP thekson se mbetet e angazhuar në luftën kundër korrupsionit dhe shkeljeve të ligjit nga punonjësit e strukturave policore, duke deklaruar se do të reagojë ndaj çdo rasti që cenon integritetin e uniformës dhe besimin e publikut te Policia e Shtetit. Top Channel