Lajme Zone
Arrestohet krahu i djathtë i Tërmet Peçit, nga fadromat në Vjosë te batërdia e abuzimeve në Bashkinë Tepelenë
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Arrestohet krahu i djathtë i Tërmet Peçit, nga fadromat në Vjosë te batërdia e abuzimeve në Bashkinë Tepelenë

Sipas Policisë, ngjarja u konstatua të premten në vendin e quajtur "Gallaticë", në fshatin Vasjar të Memaliajt, ku shërbimet kanë evidentuar ndërhyrje me fadromë në shtratin e lumit Vjosa, zonë e mbrojtur mjedisore.

Tërmet Peçi-Lorenc Bami Arrestimi i Lorenc Bamit për ndërhyrje me fadromë në shtratin e lumit Vjosa rikthen në vëmendje lidhjet e tij me ish-kryebashkiakun e Tepelenës, Tërmet Peçi, si dhe dyshimet për një skemë abuzimesh me toka publike, leje ndërtimi dhe tenderë miliona euro. 44-vjeçari Lorenc Bami, i cili u arrestua një ditë më parë për ndërhyrje me fadromë në shtratin e lumit Vjosa, është ish-shef i urbanistikës gjatë kohës që Bashkia e Tepelenës drejtohej nga Tërmet Peçi. Sipas Policisë, ngjarja u konstatua të premten në vendin e quajtur "Gallaticë", në fshatin Vasjar të Memaliajt, ku shërbimet kanë evidentuar ndërhyrje me fadromë në shtratin e lumit Vjosa, zonë e mbrojtur mjedisore. Bami u vu në pranga, ndërsa një tjetër, Andi Hasani, nën hetim, për veprën penale "Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore", ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme. Tërmet Peçi dhe skema IPARD, karburantet e kompanisë “Resuli ER” dhe resortet nën hetim të SPAK-ut

29 Janar, 11:09 Lorenc Bami është njeriu më i afërt i Tërmet Peçit, i cili e ka përdorur për zullume kur drejtonte Bashkinë. Sipas burimeve të siguruara nga “Pamfleti”, një vit më parë SPAK ka nisur hetimet ndaj Peçit dhe Bamit, pasi kishin ngritur një skemë sistematike përmes së cilës janë favorizuar kompani në pronësi të motrës së Peçit dhe gruas së Bamit, duke përfituar leje ndërtimi, troje dhe tenderë publikë nëpërmjet dokumentacionit të falsifikuar dhe preventivëve fiktivë. Në dhjetor të vitit 2025 u mor në pyetje dhe vetë ish-kryebashkiaku, sot deputet. Në bazë të dosjeve të sekuestruara më 16 qershor 2025, rezulton se janë shpërndarë në mënyrë abuzive rreth 85 hektarë toka, pyje e troje në formë koncesionesh apo qiraje me vlerë simbolike dhe janë vjedhur mbi 7.7 milionë euro. Kompanitë e përfshira në këtë skemë janë: “NG Structures”, “Artreum Generation”, “Iumentis”, “Agroturizëm Urla”, “Agroturizëm Rexhini” dhe “Therrtorja Rajonale-Tepelenë”. Të gjitha janë të lidhura me motrën e ish-kryebashkiakut Manjola Peçi dhe bashkëshorten e drejtorit Bami, Aleksandra Bami. Hetimi paraprak i BKH: Batërdia e Tërmet Peçit me toka e tenderë; përfituese e motra, Manjola Peçi dhe gruaja e drejtorit Lorenc Bami

12 Korrik, 09:31 Një nga rastet më flagrante është ai i ndërtimit të ujësjellësit për fshatrat Krahës dhe Qesarat në Bashkinë Memaliaj. Edhe pse janë paguar 4.1 milionë euro në qershor 2021, punimet janë zvarritur pa fund. Në total, vetëm në periudhën 2019–2025, kompanitë e lidhura me Peçin dhe Bamin kanë përfituar mbi 18 milionë euro në tenderë të dyshimtë. Aktualisht është në hetim një tjetër bllok tenderësh me vlerë mbi 66 milionë euro të dhëna nga Bashkia Tepelenë dhe nga bashki të tjera ku është ndërhyrë përmes lidhjeve politike. Në muajin shkurt 2024, këshilli bashkiak i Tepelenës, me propozim të Peçit dhe relacion të Bamit, miratoi dhënien me qira dhe falas të pasurive të tjera publike në favor të kompanisë “Iumentis”. Po ashtu, me vendim të datës 31 mars 2022, Këshilli Bashkiak i dha motrës së Peçit një tjetër tokë për ndërtimin e resortit “Agroturizëm Rexhini” në Progonat. Nëpërmjet këtij resorti dhe të tjerëve si “Urla” dhe “Therrtorja Rajonale”, familjarët e Peçit dhe Bamit kanë përfituar mbi 1 milionë euro nga fondet bujqësore të BE, miratuar nga ish-drejtoresha e AZHBR, Frida Krifca, me mbështetjen e kryeministrit Edi Rama, i cili i përuroi publikisht. /Pamfletitermet peci lorenc bami 1764067945 termetpeci 1764067945 termetpeci Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Pesticidet e ndaluara në treg, KLSH: U zgjatën afatet për dhjetë pesticide të ndaluara në BE, mungon kontrolli! 12 Tetor 2026, 15:4615:46Aktualitet “Debati me Braçen nuk e dëmtoi PS”, Kreshnik Spahiu: Rama doli më i fortë politikisht nga kjo përplasje 12 Tetor 2026, 15:3015:30Aktualitet Nga atentati në Gjirokastër te plani për vrasje në Lezhë, gazetarja zbardh detajet: Pistat që po hetohen 12 Tetor 2026, 14:1014:10Aktualitet Historia e bujshme: Ministri shqiptar u kap me "Mercedes" të vjedhur gjatë vizitës zyrtare në Greqi 12 Tetor 2026, 13:3213:32Aktualitet Rënie temperaturash, diell dhe shi; meteorologu zbulon si do të jetë moti këtë javë 12 Tetor 2026, 10:4810:48Aktualitet “Na marrin punën dhe rrisin kriminalitetin”/ Narrativa kundër emigrantëve u përhap pa prova 12 Tetor 2026, 10:2610:26Aktualitet