Lajme Zone
Champions League/ Celtic dhe Bodo/Glimt shënojnë nga tre gola, hap i rëndësishëm për fazën e ligës! Dy takime mbeten të hapura
SportShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Champions League/ Celtic dhe Bodo/Glimt shënojnë nga tre gola, hap i rëndësishëm për fazën e ligës! Dy takime mbeten të hapura

Ndeshjet e kthimit mes këtyre çifteve do të luhen javën që vjen dhe aty do të mësohen skuadrat që vijojnë garën.

Të mërkurën në mbrëmje u zhvilluan katër ndeshjet e vajtjes play-off në kompeticionin e Champions League. Verdiktet finale do të mësohen javën që vjen pas ndeshjeve të kthimit, me skuadrat që janë në garë për një vend në fazën e ligës. Në Skoci, vendasit e Celtic fituan 3-0 kundër austriakëve të LASK Linz, duke hedhur kështu një hap të rëndësishëm për më tej. Nygren dhe dopieta e Camilo Duran nderoi Celtic. Në Holandë, Nijmegen nuk mundi t'i bënte ballë vikingëve të Bodo/Glimt duke u mposhtur 1-3. Tanimë norvegjezët janë shumë pranë për të siguruar sërish fazën e ligës. LEXO EDHE:Gianni Infantino në telashe të mëdha, edhe Izraeli tërheq mbështetjen për kreun e FIFA-s Fitore të rëndësishme siguroi Hapoel Beer Sheva. Izraelitët mposhtën 2-1 azerbajxhanasit e Sabah Baku. Në Sllovaki, Slovan Bratislava dhe sllovenët e Celjes barazuan 1-1. Për miqtë goli u shënua nga shqiptari Milot Avdyli. Champions League, faza play-off, ndeshjet e para: E mërkurë, 19 gusht 2026 Celtic 3-0 LASK Linz Hapoel Beer Sheva 2-1 Sabah Baku Nijmegen 1-3 Bodo/Glimt Slovan Bratislava 1-1 Celje S.Dh/Shqiptarja.com TAG: Celje slovan bratislava BodoGlimt Nijmegen Sabah Baku hapoel beer sheva LASK Linz Celtic uefa champions league Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

15 Gusht, 13:45

Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 56.8% Shoqëria 27.2% Social media 16.1% Vota total: 4396 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Gusht, 13:45 Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?