Plot pesë dekada më parë, pashë në Pogradec filmin dokumentar “Woodstock”, transmetuar nga televizioni i Shkupit (që e shihnim atëherë ilegalisht). Ishte një përmbledhje e katër netëve të festivalit më të famshëm botëror të muzikës rrok, i cili ishte zhvilluar më 15-18 gusht 1969 në Woodstock (SHBA). Pesë ditë më parë (fiks 57 vjet pas festivalit të famshëm Woodstock), fati e deshi që të shihja fare nga afër në Pogradec evenimentin Rock Fest Poradec 2026. Ishte organizuar nga Bashkia dhe nga Sherlock Irish Pub i Pogradecit. Rastësia e solli që një shtrëngatë e furishme shiu, për pak sa nuk e ndërpreu evenimentin në Pogradec – tamam si 57 vjet më parë atë në Woodstock. Por evenimenti vazhdoi, siç kishte vazhduar ai i 57 vjetëve më parë… LEXO EDHE:Pamjet mahnitëse, Rama: Lini, aty ku mijëra vite histori, trashëgimi dhe natyrë bashkohen buzë Liqenit të Ohrit (VIDEO) Katër netët e festivalit Woodstock i ndoqën rreth 400 mijë spektatorë gjithsej (shihni foton e mëpshtme). Atje, ndër të tjerë, kënduan: • Jimi Hendrix • Janis Joplin • The Who • Santana • Joe Cocker • Jefferson Airplane • Crosby, Stills, Nash & Young • Creedence Clearwater Revival • Joan Baez • Grateful Dead • Sly and the Family Stone Dy netët e festivalit Rock Fest Poradec 2026 i ndoqën rreth 4 mijë spektatorë gjithsej (shihni foton e mëpshtme). Atje ndër të tjerë, kënduan: • Aleksandër Gjoka • Altin Goci • Eugent Bushpepa • Renis Gjoka • Lynx • Urban Band SHËNIM: E di që është i madh hendeku cilësor mes Woodstock Festival 1969 dhe Rock Fest Poradec 2026, por rastësia e përputhjes së datave më bëri t’i shkruaj këto 250 fjalë… Xh.K/Shqiptarja.com TAG: Eduard Zaloshnja pogradec Korce Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! OPINIONET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
15 Gusht, 13:45
Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 56.8% Shoqëria 27.2% Social media 16.1% Vota total: 4396 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Gusht, 13:45 Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?
