Një aksident i rëndë ka ndodhur në Koman, ku dy skafe janë përplasur pranë Lumit të Shalës, ndërsa raportohet për 8 persona të plagosur. Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në zonën turistike të Komanit.
Bëhet me dije se dy mjete lundruese të llojit skaf janë përplasur me njëra-tjetrën në afërsi të Lumit të Shalës.
Sipas informacioneve paraprake nga terreni, nga përplasja dyshohet se kanë mbetur të plagosur rreth 8 persona të cilët janë dërguar drejt spitalit të Shkodrës. Në ndihmë të personave të lënduar kanë dalë banorë të zonës dhe persona të tjerë me varka, të cilët kontribuan në nxjerrjen dhe transportimin e tyre drejt zonave ku mund të marrin ndihmë mjekësore.
Ende nuk ka të dhëna të konfirmuara lidhur me gjendjen 8 personave të plagosur, ndërsa mbeten të paqarta shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Pritet që autoritetet të japin informacione të mëtejshme lidhur me ngjarjen. Siopas të dhënave paraprake, dyshohet se shkaku i përplasjes është shpejtësia e madhe e të dy skafeve. Dy mjetet lundruese ishin nisur nga Komani në drejtim të Lumit të Shalës. Aksidenti në Koman, policia jep detaje: 5 të plagosur nga përplasja e dy mjeteve lundruese Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin 19 Gusht 2026, 14:2014:20Kronike Sherr me kaçavida mes të miturve në Kombinat, procedohen penalisht 28 të mitur 19 Gusht 2026, 13:2713:27Kronike Vrasja e turistit në Ksamil, zbardhet dëshmia e autorit Sokrat Vata: E qëllova për vetëmbrojtje 19 Gusht 2026, 13:2813:28Kronike Ylli Zalla nxjerr blof ministrin Lamallari: U vetëdorëzova, policia do të më vrasë! 19 Gusht 2026, 12:4812:48Kronike Nga ‘G Class’ te ‘AMG’, sekuestrohen 3 makina luksi në Tiranë me vlerë 450 mijë euro (Video) 19 Gusht 2026, 12:3512:35Kronike Ylli Zalla flet para togave të zeza: S'kam lidhje me atentatin e Rinasit, armët s'janë të miat 19 Gusht 2026, 11:3811:38Kronike

