Igli Tafa, drejtori i AKSHI/ Igli Tafa grumbullon dështime të njëpasnjëshme në krye të AKSHI-t. Fiskalizimi dhe QKB-ja lënë mijëra biznese peng të sistemeve. Miliona për digjitalizimin, por infrastruktura shtetërore vijon të bjerë... Renditja në krye të National Cyber Security Index, me 98.33 pikë, u publikua më 10 gusht dhe u harrua në çast. Shtatë ditë më vonë, mijëra fatura në Tatime po rrinin pa kodin e fiskalizimit, duke lënë bizneset në një pritje të pafundme dhe duke bllokuar gjithë zinxhirin tregtar. Kjo nuk është një ngjarje e rastit, por kulmi i një sistemi të tërë që ka vite që punon me të njëjtën brishtësi dhe neglizhencë.
Fiskalizimi, i krijuar si zgjidhja për formalizimin e ekonomisë, është shndërruar në një gropë ku derdhen paratë e taksapaguesve pa sjellë asnjë rezultat. Serverët bien sa herë aktiviteti rritet, por këtë radhë nuk ishte thjesht një ngadalësim, por një paralizë e vërtetë: mijëra biznese mbetën pa mundësi për të faturimë, për të arkëtuar dhe për të planifikuar ekonominë e tyre. Ky dështim, që përsëritet prej vitesh, nuk ka marrë asnjë reagim nga drejtuesi i ADS-së, i cili vazhdon të qendrojë në detyrë.
Të njëjtin fat pësoi Qendra Kombëtare e Biznesit, duke ngecur në të njëjtën mënyrë dhe duke e bërë të pamundur çdo veprim administrativ për sipërmarrjet. Dy shtyllat kryesore të marrëdhënies së biznesit me shtetin, fiskalizimi dhe QKB-ja, u shembën bashkë, duke lënë bizneset pa faturë, pa deklarim, pa certifikata dhe pa asnjë rrugëdalje.
ALBANIAN DIGITAL SOLUTION shpk u krijua me shumë bujë, pasi SPAK shembi kështjellën e AKSHI-t, si një premtim i një fillimi të ri e të pastër. Kompania mbeti nën pronësinë e AKSHI-t dhe produkti i saj, fiskalizimi, vijon të jetë po ai sistem i brishtë dhe pa mirëmbajtje.
Në krye të kësaj kompanie është Igli Tafa, si drejtor i AKSHI, i cili premtoi shpejtësi dhe siguri, por ka sjellë vetëm dështime të përsëritura. Ky njeri nuk ka dalë asnjëherë të shpjegojë pse sistemi i fiskalizimit dështon në momentet kritike, pse bizneset mbeten peng i një serveri që nuk qëndron dhe pse paratë e taksapaguesve shkojnë për një mirëmbajtje që nuk bëhet.
Drejtimi i tij ka qenë një vazhdimësi neglizhence dhe papërgjegjshmërie. Dështimet e fiskalizimit nuk janë të rastit, por pasojë e mungesës së kontrollit dhe e një menaxhimi që nuk ka bërë asgjë për të parandaluar rënien e sistemit. Deri kur do të vazhdojë ky njeri të drejtojë një sistem që po shembet nën duart e tij? Kush do ta mbajë përgjegjës për këtë rrëmujë?
Problemet e njëpasnjëshme me fiskalizimin, QKB-në dhe jo vetëm, tregojnë se AKSHI dhe ADS kanë futur në kolaps funksional një pjesë të sistemeve digjitale të institucioneve të shtetit. Kur platformat mbi të cilat mbështeten bizneset për faturim, dokumente dhe shërbime administrative bllokohen, nuk kemi më të bëjmë me një defekt të izoluar, por me një dështim serioz të menaxhimit të infrastrukturës digjitale. /Pamfleti akshi fiskalizimi qkb igli tafa Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Dosja e zezë Pasi Andis Salla u bë ministër, prindërit e tij u bënë liderë në biznesin masiv të pesticideve me shoqëritë monopol 18 Gusht 2026, 19:5719:57Dosja e zezë Izraeliti i Ramës bie në gropën që hapi vetë/ Ron Yeffet tenton të lajë imazhin në SHBA, Faist e fs në gjykatë 18 Gusht 2026, 09:0509:05Dosja e zezë Skandal/ Shteti i “Diellës” me dyert hapur; studiuesi amerikan i sigurisë shkarkoi 32 GB materiale nga parlamenti me të dhëna deputetësh... 17 Gusht 2026, 14:1414:14Dosja e zezë Shqipëria midis kullave luksoze dhe fshatrave të boshatisura: Çfarë fshihet pas pakënaqësisë së brezit të ri? 17 Gusht 2026, 10:1610:16Dosja e zezë Ëndrra shqiptare e Ivanka Trump dhe makthi politik i Edi Ramës! 16 Gusht 2026, 11:4811:48Dosja e zezë Hija e Kolë Idromenos do ju ndjekë gjithë jetën tuaj 15 Gusht 2026, 10:5310:53Dosja e zezë

